Qafë-Thanë, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për trafik droge
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar për trafik të lëndëve narkotike në pikën doganore të Qafë Thanës. Sipas bluve është arrestuar shtetasi Demir Bastri, 34 vjeç, i cili ishte dënuar me 4 vjet burg për drogë. Mësohet se Bastri po hynte nga Maqedonia në vendin tone në momentin e arrestimit.