E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeqendra e Myzeqese pa rruge pa uje e pa ndricim

Qyteti

Partite Politike e cilesojne Lushnjen si lakmus per te kuptuar situaten politike ne vend. Mbeshtetja e elektoratit te ketij qyteti nuk mund te konsiderohet asnjehere e sigurt nga asnje force politike nga asnje kandidat. Askush nuk ka mundur te drejtoje per dy mandate me radhe Bashkine e Lushnjes ne 20 vitet e fundit.

Ne qytet numerohen rreth 49 mije votues por ne zgjedhjet e fundit vetem 19 mije prej tyre u paraqiten ne kutite e votimit.

Problemet e qytetit nuk jane shume te ndryshme nga ato te qyteteve te tjera te rangut te Lushnjes. Rruget dhe uji jane te parat. Keshtu rruga hyrese ajo qe njihet si rruga e Palmave me drejtim nga Tirana ka vite qe nuk riparohet. Problematike eshte edhe hyrja tjeter e qytetit ne pjesen nga rrethrrotullimi i Plastmasit deri ne Karbunare. Rruget dhe trotuaret ne lagjen periferike Sarave jane ne kushte mjaft te renda nderkohe qe edhe ne lagjet e qendres ka vite qe nuk vihet dore dhe mungon totalisht ndricimi publik.

Sot lushnjaret vuajne mungesen e ujit te pijshem kryesisht gjate veres. Shpeshhere edhe ai pak uje qe shkon ne rubinete eshte i ndotur per shkak te pranise se disa stallave bagetish prane stacionit te pompave.

Lushnja nuk ka nje impiant per depozitimin e mbetjeve urbane dhe inerteve. Plehrat digjen prane qytetit duke krijuar ndotje te madhe. Prej dy vjetesh qyteti nuk ka nje treg te mirefillte industrial. Tregu qe funksiononte prej vitesh u mbyll per ti dhene hapesire ndertimit te nje pallati duke krijuar disa minitregje neper qytet qe nuk plotesojne as kerkesat e konsumatoreve as ato te tregtareve.

Megjithate ceshtja e tregut dhe ajo e plehrave nuk jane perfshire ne planet e dy kandidateve per bashkine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›