Kreu i komunes denoncon punonjesen e gjendjes civile
Punonjesja e gjendjes civile ne Komunen Bogove ne rrethin e Skraparit eshte paditur ne prokurori pasi eshte akuzuar nga kreu i komunes per regjistrime te qellimshme te banoreve te zones ne komune per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit. Kryetari i komunes Jonuz Gorezi eshte shprehur se ka paditur ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor ne Berat punonjesen e gjendjes civile Albana ela. Jonuzi mesohet se e ka ndermarre kete nisme pas vendimit per pezullimin nga puna te punonjeses ela per shperdorim detyre por kjo e fundit ne menyre flagrante sipas tij ka kerkuar te vazhdoje punen duke hapur zyren dhe pse i eshte komunikuar vendimi per largimin nga puna. Kryetari i komunes Gorezi shprehet se ditet e fundit ne zyren e gjendjes civile eshte vene re fenomeni i regjistrimit te disa familjeve nga fshatra te ndryshem te rrethit te Skraparit prane Komunes Bogove. Sipas Gorezit kane qene plote 30 familje vetem gjate javes se fundit qe jane regjistruar prane Komunes se vogel Bogove si banore te saj madje mendohet qe per keto regjistrime jane perdorur dhe certifikata false. Sapo eshte ndeshur me kete dukuri Gorezi mesohet ti kete kerkuar informacion punonjeses se gjendjes civile rreth regjistrimeve te plote 30 familjeve brenda nje kohe te shkurter si banore te Bogoves. Sipas punonjeses se gjendjes civile banoret e fshatrave te Skraparit kishin paraqitur dokumente te rregullta per tu regjistruar si banore te komunes dhe fshatrave te Bogoves. Por nga informacionet e mberritura prane zyres se kryetarit ka rezultuar se asnje prej ketyre familjeve nuk ishte shperngulur nga banesat e tyre drejt Komunes Bogove dhe se regjistrimi ishte bere ditet e fundit pa u bere shperngulja e tyre zyrtare nga komunat e tyre te rrethit te Skraparit nderkohe qe mendohet se jane perdorur edhe certifikata te falsifikuara.