E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Sanxhaku Miliona euro investime ne mandatin e dyte

ALEANCA PR QYTETARIN Levizjet nga nje parti ne tjetren nuk me demtojne

Koalicioni Aleanca per qytetarin ne qytetin e Lushnjes  perfaqesohet nga kryetari aktual i bashkise Albert Sanxhaku. Ky i fundit erdhi ne rolin e kandidatit per kryetarin e Bashkise se Lushnjes si kandidature e Levizjes Socialiste per Integrim nga ku ai u shkeput perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 por u rikthye perseri pak muaj me pare per te qene serish kandidati i LSI-se per Bashkine e Lushnjes. Levizjet vajtje- ardhje nga PS-ja te LSI-ja sipas Sanxhakut nuk do te ndikojne aspak ne zgjedhjet e 8 majit. Sanxhaku nuk pranon te beje komente per rivalin e tij ne kete gare te cilin deri para pak muajsh e ka pasur mik te ngushte.

Zoti Sanxhaku ju vini pas kater vitesh drejtim te bashkise dhe jeni njohur me problematiken e qytetit. Per cfare mendoni se kane nevoje me shume banoret e Lushnjes

Ne i kemi realizuar te gjitha objektiva qe kemi pasur per periudhen 2007-2011. Tashme ne fillim te lidhjes se kontrates me qytetaret per katervjecarin e ardhshem me duhet te pranoj se kam shume per te realizuar. Gjate periudhes 2011-2015 Bashkia e Lushnjes do fitoje nje fond prej 13 milione eurosh per rehabilitimin e rrjetit te furnizimit me uje te qytetit. Do te kete uje per qytetaret gjate 24 oreve dhe uji do te jete i kontrolluar brenda parametrave te konsumit qytetar. Gjate mandatit 2011-2015 do te rehabilitohen te gjitha rruget e lagjeve blloqet e banimit dhe trotuaret ne qytet. Po gjate kesaj periudhe do te rehabilitohen te gjitha kopshtet dhe shkollat. Do te krijohen terrene sportive qe do te realizohen fale bashkepunimit me Ministrine e Kultures. Do te nderhyhet ne rruget kryesore sic eshte rruga ne hyrje te Lushnjes nga Tirana e cila financohet nga Banka Boterore. Po keshtu edhe rruga nga Plastmasi deri ne Karbunare do te rikonstruktohet plotesisht gjithashtu me fondet e BB-se dhe bashkise.

Nje fond prej 10 milione eurosh do te investohen per infrastrukturen rrugore brenda ne qytet dhe rehabilitimin e shkollave. Brenda vitit 2011 kemi fituar nga qeveria 15 milione euro qe po shkojne ne favor te komunitetit ne saje te projekteve qe kemi derguar si njesi vendore ne bashkepunim me Ministrine e Puneve Publike dhe Ministrine e Bujqesise pasi po bejme edhe rehabilitimin dhe sistemimin e perroit ne pjesen e qendres se qytetit. Sistemi i ndricimit eshte nje nga prioritetet e periudhes 2011-2012 per sigurine qytetare duke perfshire te gjitha lagjet dhe blloqet e brendshme.

shte komentuar shume levizja juaj fillimisht nga LSI-ja tek PS-ja dhe tani nga PS-ja te LSI-ja. Mendoni se do te ndikoje kjo levizje tek elektorati

Une besoj se kam pasur nje levizje qe lidhej me modelin e perfaqesimit te qytetareve lushnjare ne Parlament. Kam kerkuar  qe ne te kemi perfaqesues qe ne listen e qarkut te kete deputete nga Lushnja nga qyteti konkretisht. Une ika nga LSI-ja me qellim qe tu jepja qytetareve nje perfaqesim ne Parlament. Dhe sic e pate se fundmi deputeti qe doli e la mandatin rruges pasi nuk mundi ta conte deri ne fund. Une jam dhe do te mbetem konstant ne qendrimin tim per sa i perket interesit te komunitetit ne bashki Parlament dhe qeveri. Ne duhet te perfaqesohemi edhe me voten politike ne Parlament ndaj eshte bere levizja.

Si e vleresoni rivalin tuaj politik Keni qene mik i ngushte me te

Une po merrem me alternativen pavaresisht nga rruga qe kemi bere deri diku se bashku. Une garoj me alternativen qe u ofroj qytetareve ate qe mendoj se mund te bej me mire qe mund te  realizoj me mire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›