E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoket e dikurshem vihen perballe ne garen per bashkine

ZGJEDHJE 2011 Perballja ne Lushnje

Albert Sanxhaku kandidat i LSI-se i mbeshtetur nga Aleanca per qytetarin dhe Fatos Tushe kandidat i PS-se i mbeshtetur nga Aleanca per te ardhmen deri perpara pak muajsh ishin miq jo vetem si dy lushnjare qe njihen prej vitesh me njeri-tjetrin apo si dy kolege qe kane punuar per disa vite bashke por edhe si aktiviste te se njejtes force politike. Te dy kane qene anetare te Partise Socialiste dhe mbeten miq edhe kur Albert Sanxhaku e la kete parti per tu anetaresuar ne Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes. Kur mosmarreveshjet mes PS-se dhe LSI-se u sheshuan ne vitin 2007 Sanxhaku i LSI-se mori postin e kryetarit te bashkise ndersa Tushe i PS-se u be nenkryetar. Punuan per dy vjet bashke dhe ne vitin 2009 kur Fatos Tushe kandidoi per deputet miku i tij kryebashkiak ishte rikthyer ne Partine Socialiste dhe e ndihmoi fort ne fushaten elektorale. Por afrimi i zgjedhjeve te reja do te shenonte nje tjeter nderrim partie per Albert Sanxhakun ndryshim qe do ti shkaktonte edhe humbjen e mikut te tij Fatos Tushe ne nje kohe kur kreret e PS-se dhe ata te LSI-se e shihnin veten si armiq.

Tani dy shoket e dikurshem jane zyrtarisht armiq. Albert Sanxhaku kerkon nje tjeter mandat ne krye te Bashkise se Lushnjes ndersa Fatos Tushe u tregua i gatshem te linte edhe mandatin e deputetit per ta sfiduar. Ne intervistat e para te fushates te dy i shmangen komentit direkt per sho-shoqin por indirekt thumbojne duke ironizuar arritjet ne bashki dhe ne Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›