E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportizimet Kokona nuk jep asnje shifer

Te rejat

Pas 8 prillit te gjithe personat qe ndryshojne pasaportizimet nuk mund te votojne me 8 maj ne vendbanimin e tyre te ri. Ne fakt procedura e pasaportizimeve vazhdon edhe sot e kesaj dite pavaresisht se qe prej dites se premte me date 1 prill ne disa bashki dhe komuna eshte ndaluar regjistrimi dhe perfshirja ne listat perfundimtare te zgjedhesve te kesaj kategorie. Kryetari i njesise bashkiake nr. 3 ne Tirane Ilir Kokona nuk ka dhene nje numer te sakte sesa persona kane kryer pasaportizimin ne minibashkine qe ai drejton ne tre muajt e pare te vitit 2011 apo pas dates 8 mars. shte nje procedure rutine dhe une nuk mund te them nje shifer te sakte. Mund te them per shembull 25 familje por nuk e di saktesisht tha Kokona. Por verifikimi i listave do te behet pas dates 8 prill kur mbyllet edhe afati zyrtar i gjendjes civile per te pajisur zyrtarisht dhe afishuar publikisht listat perfundimtare te zgjedhesve. Ne deklaraten e tij per kete ceshtje kryetari i minibashkise nr. 3 ne Tirane thekson se ata persona qe jane regjistruar pas 8 marsit ne njesine e tij bashkiake deri me 1 prill do te votojne me 8 maj. Une skam te drejte te pengoj njerez.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›