Projekti i Ullirit, 20 milionë rrënjë në 4 vjet
60 mijë hektarë tokë janë përcaktuar nga Ministria e Bujqësisë për mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj. Gjatë konferencës kombëtare mbi zhvillimin e sektorit të ullishtes në vend, Kryeministri Berisha u shpreh se aktualisht ky sektor ka një prodhim me 4 deri 5 herë më të ulët se vendet e Mesdheut dhe se në katër vitet e ardhshme rrënjët e ullirit do të 5-fishohen.
Berisha “Prodhimi i ullirit është 4-5 herë më i ulët se në Greqi, Itali, Spanjë, por qeveria premton në pesëfishimin e rrënjëve të ullirit, do të mbillen 20 milion ullinj në 4 vjet për t’ju hapur rrugën 30 milion të tjerave.”
Berisha e konsideroi si një ndër projektet më ambicioze të qeverisë rritjen e numrit fidanëve të ullirit që kërkon një buxhet të konsideruar. Ai u bëri gjithashtu thirrje kompanive private shtimin e prodhimit të fidanëve.
“Projekti i ullirit ka një buxhet prej 650 milion dollarë dhe është një investim që do të punësojë edhe dhjetra mijëra shqiptarë.”
Për sa u përket kompanive private, Berisha premtoi se atyre do t’u sigurohet tregu dhe se mund të shikohet edhe mundësia e subvencionimit nga shteti.