Berisha përshëndet studentët në ditën e tyre
Posi studentët shqiptarë që demostruan kundër komunizmit në 1990-ën, ishin studentët çekë shumë vite më parë, ata që u revoltuan kundër nazizmit në 1939-ën, ditë, të cilën bota e shënoi në kalendar si Ditën Ndërkombëtare të Studentëve. Për herë të parë në Tiranë qindra studentë të Universitetit të Tiranës dhe Universiteteve nga Kosova dhe Tetova, idealin për liri të studentëve e kanë përkujtuar me një aktivitet të madh ku i ftuar ishte Kryeministri Sali Berisha, ish-pedagog i Universitetit, kur studentët me demostratat rrëzuan diktaturën.
Berisha “Në rast se kaloj në mendje historinë e Europës askund them studentet s’mund të vijnë më krenarë se ju. Ideali i studentëve është ideali i lirisë. Theksoj këtu rënien e Murit të Berlinit, polakët u ngritën si viganë në Gdansk, ajo çka është unike është se kombi shqiptar në të gjitha etapat ka patur në krye studentët. Ishin studentët e Prishtinës që kundërshtuan. Në Tiranë në korrik të 90-ës ishin qytetarët e Tiranës që hodhën Murin e Berlinit, mbushën ambasadat, por Tirana e rivendosi atë, për ta shembur më pas demostratat e dhjetorit të studentëve.”
Kreu i qeverisë duke garantuar studentët se programi i qeverisë do të japë mbështetje parësore për ta, rievidentoi për brezin e ri vendimin e Parlamentit Europian për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë, një status që sipas kryeministrit Berisha, arritjen më të madhe, ka çeljen e dyerve të Europës, pa viza. Në këtë takim ku përshëndetën edhe përfaqësues të parlamenteve studentore nga Tirana, Kosova e Tetova, Rektori i Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule theksoi se Dita e Studentëve shënon forcën që kanë studentët për të ndryshuar botën. Dhe këta janë shumë afro 120 mijë studentë shqiptarë, ndër ta 30 mijë vetëm studentë të Universitetit të Tiranës.