E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen makinat tek Stadiumi Selman Stërmasi

Policia e rendit dhe ajo rrugore kanë paralizuar një nga tregjet më të mëdha informale në qendër të Tiranës. Sheshi pas Stadiumit “Selman Stërmasi” brenda pak minutash është izoluar nga një gardh i madh policie. Misioni policor i sektorit antikrim ka qenë kontrrolli në befasi i dokumentacionit të automjeteve që janë në shitje. Prej kohësh ky shesh është shndëruar në një parking të tregut të automjeteve, kryesisht të transportuara nga jashtë. Për të gjitha automjetet që shiten do të verifikohen nëse ato rezultojnë të vjedhura, apo nëse kanë targa apo dokumetacion të falsifikuar. Një aksion i tillë i policisë në Tiranë, ndërmeret vetëm pak ditë pas sekuestrimit në Tiranë të automjetit të futbollistit italian Xhenaro Gatuzo në 2006.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›