E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeqyteti në krizë për vendparkim, Rama harron premtimet e nëndheshme

Vendet për parkimin e makinave në kryeqytet, në krahasim me numrin e automjeteve, kanë ardhur duke u zvogëluar vit pas vit, saqë tani mungesa e vendeve të lira është kthyer në një problem tepër serioz për drejtuesit e automjeteve. Kështu të dalësh me makinë në Tiranë, është tepër e vështirë të gjendet një vend i lirë i ligjshëm për të parkuar, pa humbur dhjetëra minuta kohë në kërkim të disa zonave. Mungesa e investimeve për të krijuar hapësira për një numër më të madh të vendeve, padyshim ka çuar në krijimin e kësaj situate kaotike. Si rrjedhojë konstatohet numri i madh i makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme në trotuare apo mjedise të tjera, gjithashtu edhe gjobat e rënda të vendosura nga Policia e Qarkullimit Rrugorë. Kështu konstatohet edhe një konflikt midis drejtuesve të automjeteve dhe Policisë Rrugore, i cili gjithmonë rëndon në kurriz të drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve të thjeshtë. Vendet e parkimit në mjediset kryesore të kryeqytetit, janë në një gjendje të mjerueshme, pasi lirimi i një vendi pritet me padurim nga dhjetëra të tjerë. Kjo situatë nuk shënohet vetëm në orët e mesditës, por deri në orët e vona të natës. Makthi i drejtuesve të automjeteve në kohën aktuale në Tiranë është një vend i lirë për të parkuar. Trotuaret anës rrugës janë të zënë, gjithashtu edhe hapësirat mes pallateve. Si Bashkia e Tiranës ashtu edhe qeveria janë përgjegjës për mungesën e hartimit dhe zbatimit të projekteve në lidhje me parkimet. Drejtuesit e automjeteve ankohen për mungesën e vendeve të parkimit dhe shprehen se për këtë përgjegjësi është Bashkia e Tiranës, e cila nuk ka bërë asnjë investim në këtë fushë. Ata pohojnë se i paguajnë të gjitha taksat shtetit, e nga ana tjetër shërbimi len për të dëshiruar. Megjithatë çështja e parkingjeve është një problem urgjent dhe kërkon zgjidhje dhe mbështetje të menjëhershme.    

Last Updated on Tuesday, 28 April 2009 22:31

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›