E Diel, 1 Nëntor 2026

Medaljen e Arte te Shqiponjes merr luftetari Zef Ndoci

Ministri Imami Zef Ndoci ia doli qe me mundimin dhe dedikimin e tij te na sjelle jo vetem mesazhin autentik te nje jete plot kuptim por gjithashtu te ndertoje nje model te rralle tek i cili rinia e ketij vendi mund te gjeje pergjigje per shume pyetje qe ajo i shtron vetes

Tirane 21 dhjetor 2010 NOA - Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami i dhuroi z. Zef Ndoci medaljen e arte te Shqiponjes me motivacion Luftetar i palodhur me merita te vecanta civile ne konsolidimin e demokracise akorduar nga Presidenti i Republikes shkelqesia e tij z. Bamir Topi.

Ne ceremonine e zhvilluar ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes nen kujdesin e ministrit Imami merrnin pjese kreret me te larte te ketij dikasteri deputete te Parlamentit Shqiptare familjare miq dhe te aferm te z. Ndoci.

Ne fjalen pershendetese Imami e konsideroi veten me fat qe ishte mikpritesi i kesaj ceremonie te cilen e mori persiper edhe per faktin se ishte vete ai qe e kishte propozuar tek presidenti i Republikes Bamir Topi kete dekorim. Jam me fat qe me jepet mundesia per te qene pjese e ketij momenti e nje akti nderimi qe Shteti Shqiptar i ben nje qytetari te shquar te ketij vendi. Gjej rastin te shpreh falenderimet me te mira per Presidentin e Republikes per vendimin e tij per te dekoruar z. Zef Ndoci me kete medalje te larte. Prej disa kohesh ne kete salle po behet tradite qe te shprehet mirenjohje per personalitete te shquara te kombit shqiptar te cilet i kane sherbyer me devocion Atdheut ne frontin e luftes per liri dhe perparim. Vetem para pak ditesh ketu u nderuan shume prijes te shquar te Luftes se Vlores e sot jemi mbledhur per te nderuar vepren e nje burri te shquar te Mirdites trime dhe fisnike nenvizoi ministri.

Duke vijuar me tej ministri i Mbrojtjes kujtoi se ka patur rastin ta njohe personalisht Zef Ndocin duke bere ne kete menyre nje retrospektive te shkurter mbi ngjarjet e vitit 1990 periudhe kjo ne te cilen eshte njohur me z. Ndoci. Une kam patur rastin ta njoh Zefin ne ditet e para te levizjes demokratike te studenteve shqiptare ne Dhjetorin e 1990 dhe qe prej atyre diteve kam pasur mjaft kohe dhe mundesi per te njohur thelle kete njeri jo krejt te zakonshem. Une e jap sot kete certifikate me shume kenaqesi pasi eshte i pari i presekutuar nga regjimi i cili erdhi prane nesh dhe kerkoi me vendosmeri qe te formonte Partine Demokratike ne qytetin e Pukes.

Ne perfundim Imami i uroi z. Zef Ndoci jetegjatesi dhe shendet ne vitet e jetes se tij duke vleresuar maksimalisht kontributin e dhene ne te gjitha drejtimet dhe mesazhin autentik qe ka percjell figura e tij nder vite duke thene

Zef Ndoci ia doli qe me mundimin dhe dedikimin e tij te na sjelle jo vetem mesazhin autentik te nje jete plot kuptim por ai doli gjithashtu te ndertoje nje model te rralle tek i cili rinia e ketij vendi mund te gjeje pergjigje per shume pyetje qe ajo i shtron sot vetes. Ajo cka bejme ne sot per te eshte vetem nje akt simbolik mirenjohjeje per nje veper te madhe perfundoi ministri Imami.

Nderkohe Zef Ndoci falenderoi te gjithe te pranishmit ne kete ceremoni Presidentin Bamir Topi dhe ne vecanti Ministrin e Mbrojtjes z. Arben Imami per vleresimin qe i kane bere ne dhenien e kesaj dekorate.

Nuk mund te rri pa permendur legjenden Tropojane Azem Hajdari i cili ne qytetin studenti me studentet dhe pedagoget solli ne Shqiperi demokracine e kerkuar prej vitesh.

e.r/NOA

Kush eshte Zef Perpjetri Ndoci

U lind me 20 Nentor 1924 ne Spac te Mirdites. Ka mbaruar shkollen fillore ne konviktin Mirdita te Oroshit. Ne 1941 perfundoi shkollen amerikane te Golemit ne Kavaje. Ne janar te 1942 u aktivizua ne forcat nacionaliste te komanduara nga major Abaz Kupi. Ka qene deshmitar ne Konferencen e Pezes Konferencen e Mukjes dhe Kongresin Legalist te Zall Herrit. Ka marre pjese ne luftimet kunder forcave italiane ne Mollkuq te Ishmit ne garnizonin e Burrelit ne betejen e Qafe-Shtames. Ka luftuar kunder forcave gjermane ne Kruje ne Uren e Gjoles dhe ne shume luftime te tjera kunder forcave pushtuese fashiste dhe naziste.

Ne tetor 1944 kaloi nen komanden e Mark Gjonmarkut dhe vazhdoi luften e rezistences antikomuniste. U denua dy here pas Luftes se Dyte Boterore nga gjykatat ushtarake dhe kaloi pothuajse gjithe periudhen e regjimit komunist ose ne burg ose ne internim. Me 15 Dhjetor 1990 u angazhua ne levizjen demokratike dhe ne Partine Demokratike te sapokrijuar. Eshte dekoruar me medaljen Pishtar i Demokracise. Pas ketyre rreshtave qe tregojne biografine e tij do te doja te ndalesha ne disa gjera qe me kane bere pershtypje te vecante. Me 20 tetor 1944 permes nje letre te Bardhok Bibes forcat partizane i bejne nje oferte per te kaluar ne radhet e tyre. Ne ate leter nder te tjera shkruhej Zef Alizuam punen tuej dhe perfundimisht del se ti je plotesisht nje njeri qe nuk je implikue as me forcat nazi-fashiste dhe as me Qeverine Kuislinge te Tiranes. Ti si nje pjese e rinise shqiptare ke rrok armen kunder okupatoreve. Kesaj letre Zef Ndoci i pergjigjej Te falenderoj per interesimin qe tregoni per mue. Kam luftue dhe do te luftoj kundra okupatorit qe synon trojet tona per ti okupue dhe kundra cdo rryme politike qe mundohet te punoje ne dam te interesave te Atdheut te Flamurit te Kombit Shqiptar. Dhe keshtu ai vazhdoi rrugen e tij. Per fatin tragjik te Zefit dhe te Shqiperise lufta nuk pushoi ne nentorin e 1944-s. Me 10 Janar 1945 forcat komuniste te Divizionit te 8 i djegin dy kullat i konfiskojne pasurine dhe i arrestojne babain i cili vdes ne qelite e burgut te Shkodres ne veren e 1945-s pa kaluar ne asnje gjyq. Ne te njejten kohe i internohet e gjithe familja nderkohe qe vete se bashku me te vellain Nikollen ne moshen 15-vjecare mbetet ne arrati. Me 13 Qershor 1946 i vellai Nikolla vritet ne perpjekje me forcat e sigurimit ne Prosek te Mirdites. Ndersa vete ka nje destinim tjeter te mbijetoje si permes nje mrekullie sikur te ishte mbartesi i misionit mbartesi i te njejtit mesazh si dhe Pader Zef Pellumbi Rrno vetem per me tregue. Ka pasur fatin por dhe pergjegjesine per te jetuar nje jete te gjate krejt te veshtire nje jete plot drame entuziazem zhgenjime plot vuajtje sakrifice e dhimbje por dhe plot stoicizem dhe shprese. Gjate nje jete te gjate ka perjetuar shume ka humbur shume ka fituar shume. Ka perjetuar pothuajse nje shekull dramatik te historise se Shqiperise duke qene jo thjesht deshmitar i saj por edhe nje aktor i paepur. Zefi humbi familjen te atin vellain humbi miqte e tij ka marre shume plumba ne rroba e disa prej tyre ne trup qe prej 17 Korrikut 1946 nje plumb e mban ende ne gjoks si pjese autentike te deshmise se tij por kurre nuk humbi besimin tek Zoti e tek idealet e tij kombetare dhe humane. Ka fituar shume arriti te kaloje kalvarin e gjate mbijetoi bashke me plumbin e tij legjendar per te pare dhe u be protagonist i nje Shqiperie tjeter i nje Shqiperie te lire te cilen e ka enderruar dhe per te cilen ka luftuar gjithe jeten. Qe prej 1941 i sherbeu Shqiperise si ushtar. Tashme kane kaluar pothuajse 70 vjet nga ajo dite e mobilizimit dhe Zef Ndoci vazhdon karrieren e tij po si ushtar. Nderkohe shume te tjere kane preferuar ose kane arritur te bejne karrieren e tyre. Por baca Zef mbetet stoik ne betimin e tij per te mos bere karriere ne betimin per te mbetur ushtar i Shqiperise ushtar i Kombit dhe besnik i Zotit. Ne disa rreshta te shkruar me 1 janar ose 1 kallnduer te vitit 2000 nga mijera faqet e jashtezakonshme te doreshkrimeve te tij ai shkruan

Kriteret qe duhet te kete njeriu

Besimi tek Zoti

Nderi

Puna

Besa

Bujaria

Trimeria

Objektiviteti

Sinqeriteti

Korrektesia

10. Mendja bashke me fatin.

Dihet se asnje nuk mund ti kete te gjitha. I persosun asht vetem Zoti... Mos ia humbni nderen Zotit qe ju ka krijue

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›