Kryesia e FFM-së lëshon shkresë te klubet tetovare

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM-së), Emil Bozhinovski deklaroi për Albania-Sport, se kanë lëshuar një shkresë tek të dy palët tetovare, ku thuhet se "është marrë vendim dy klubet, KF ‘Shkëndija'79' dhe KF ‘Teteks' të takohen dhe të arrijnë marrëveshje për ndeshjen e balotazhit".
Kryetari i FFM-së, Bozhinovski shtoi se takimi sipas të gjitha gjasave do të luhet të mërkurën e ardhshme, mirëpo këtë do t'ua lë klubeve që të dakordohen për terminin dhe vendin se ku do të zhvillohet ky takim.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i KF "Shkëndija'79", Qatip Osmani deklaroi se ende ruajnë pozicionet e njëjta.
"Ne qëndrojmë në vendimin që morëm ditë më parë. Deri sa të pastrohen punët në FFM, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë aktivitet. Ndërkohë futbollistët janë duke bërë punën e tyre, duke qenë të qetë dhe duke e pritur epilogun përfundimtarë", ka thënë Osmani.
Futbollisti Bilall Veli u shpreh se ato janë të gatshëm që të dalin në fushë përball kundërshtarit.
"Unë kam deklaruar edhe më parë që për Shkëndijën të gjithë futbollistët janë të gatshëm që edhe frymën e fundit ta lënë në fushë të gjelbër. Nuk mund të paramendohet sezoni i ardhshëm që Shkëndija të jetë në Ligën e Dytë. Shpresojmë që t'i ikim balotazhit dhe viteve të ardhshme të ngelim në garë për kreun e tabelës së klasifikimit. Shkëndija është klub i parapëlqyer nga shumë tifozë, si nga Tetova dhe nga vendbanimet shqiptare. Do të ishte mëkat të ishim një kategori më poshtë", përfundoi Veliu.
Kukaj në bisedime me Milanon
Liridon Kukaj, ish-futbollisti i KF Bashkimi, është shumë pranë kalimit në skuadrën tjetër nga Kumanova, Milano. Kështu ka deklaruar kryetari i KF Milano, Bajrush Veliu, i cili tha se janë në bisedime me futbollistin tjetër kosovar Liridon Kukaj. "Vendim përfundimtar ende nuk është arritur, por shpresojmë se deri të hënën të gjithë emrat e rinj që do të vijnë në skuadrën tonë do të bëhen të ditur", tha ai. Veliu nuk ka pranuar të flasë se cilët lojtarë mundë të largohen nga Milano, pasi me cdonjërin prej tyre do të bisedohet vec e vec, për kushtet të cilat ata i kërkojnë. Ndryshe Kukaj luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa nga Bashkimi u largua pas mosmarrëveshjeve financiare me drejtuesit "zigjelbër".
Ky nuk do tw jetw pwrforcimi i fundit pwr kumanovarwt, pasi ata nw listwn e tyre tw lojtarwve tw dwshiruar kanw edhe disa emra tw tjerw, tw cilwt tani pwr tani nuk do tw publikohen nga drejtesit e Milanos