Shkëndija përgatitet për ndeshjen e balotazhit

Tetovë, 6 maj Përkundër ngjarjeve të fundit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës janë duke u stërvitur normalisht për tu përgatitur në takimin tjetër që mundë të zhvillohet kundër skuadrës së Teteksit në rast se arihet ndonjë marrëveshje . Kryetrajneri i K.F"Shkëndija'79", Ibrahim Luma, deklaroi se pas asaj që ndodhi futbollistët janë më të qetë pasi para ndeshjes ata ishin më të tensionuar. "Ne jemi duke punuar , që në rast se zgjidhet problemi në Federatë në mes të dyja palëve atëherë ne do të jemi të gatshëm që dalim në terrenin e gjelbër dhe të përballemi me kundërshtarin," tha Luma.
Futbollisti Mensur Idrizi deklaroi për Albania-Sport se të hënën kanë patur pushim ndërsa të martën kanë filluar me stërvitje. "Së pari le të zgjidhet problemi në Federatë, ne do të jemi të gatshëm që të dalim dhe të përballemi. Në ndeshjen e ditës së diel ishim më të koncentruar për ta fituar atë takim por si do që të jetë ne sërish jemi të përgatitur që të bëjmë cmos që të shënojmë fitore,"tha Idrizi.
Sipas burimeve te Albania-Sport, Tetova dhe Shkupi nuk do të jenë në kombinim për ta zhvilluar takimin e mbetur të balotazhit. Tri qytete tjera të Maqedonisë do të jenë në dispozicion të Shkëndijës dhe Teteksit që të zhvillojnë takimin e tyre.