U-21, Bakaj i jep fitoren e parë Shqipërisë

Shqipëria U-21 ia doli të fitojë me modestët e Ishujve Faroe me rezultatin e ngushtë 1-0, falë penalltisë së marrë nga Gilman Lika dhe të ekzekutuar saktësisht nga Elis Bakaj në minutën e 70-të, por miqtë mund të arrinin barazimin në minutën e 90-të, kur Lika e shmangu rrezikun thuajse mbi vijën fatale të portës tonë duke e larguar sferën me kokë.
Shpresat e Bushatit para katër ditësh u shkatërruan me rezultatin 4-0 nga Italia, paraqitën një formacion tërësisht sulmues në takimin e zhvilluar në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të ndjekur nga shumë pak shikues.
Skuadra shqiptare e dominoi totalisht takimin duke zhvilluar presing gjatë 95 minutave (së bashku me shtesat), por pa mundur të finalizojë në 45 minutat e para edhe pse përpjekjet e Jahmir Hykës, Gilman Likës, Elis Bakaj Xhevair Sukaj nuk mundën të mposhtin portierin mik, kapitenin Nielsen, i cili ishte në formë të shkëlqyer dhe lojtari më i mirë i miqve ishullorë.
Trajneri i Ishujve Faroe, Hedin Askham përdori strategji tërësisht mbrojtëse për të shmangur një humbje të thellë, duke rrezikuar vetëm një herë në minutën e 22-të (grushtoi portieri Saimir Ujkani) dhe në minutën e 90-të kur Gilman Lika devijoi saktsësisht me kokë.
Seria e rasteve të formacionit tonë është e gjatë duke filluar nag minuta e parë e takimit. Në ndihmë të sulmit ishte edhe kapiteni Andi Lila, i cili gjatë një veprimi u ndëshkua edhe me karton të verdhë nga gjyqtari qipriot Stelios Trifonos.
Sulmuesi i Vllaznisë, Sukaj pati një rast ideal në të 35, por shkodrani gjuajti me kokë jashtë topin e harkuar nga Renato Arapi. Në minutën 40-të, Bakaj u shfaq para portës por goditja e tij u grushtua në goditje kendi nga Nielsen. Edhe minuta e fundit e pjesës së parë solli një rast të mirë për Shqipërinë U-21, por sërish Nielsen u bë i pakalueshëm.
Pjesa e dytë nisi me dy ndërrime për Shqipërinë. Bushati hodhi në fushë dy sulmuesit Vangjel Mile i Dinamos në vend të Erbim Fagut dhe Xhulian Rrudho i Kievos në vend të Xhevair Sukaj. Gati 4 sulmuesë të mirëfilltë në gjysmëlojën e dytë.
Rastin e parë e pati mesfushori Gilman Lika, i cili gjuajti fuqishëm në minutën e 52 nga larg zonës, por topi përfundoi jashtë kuadratit të portës. Zëvendësuesi Mile në të 54' gjuajti fort në mënyrë spektakolare, por topi i goditur nga sulmuesi përfundoi shumë pranë shtyllës pingule. Tre minuta më pas, në të 57' provoi Elis Bakaj. Topi u devijua në goditje kendi nga një mbrojtës ishullor, por gjyqtari qipriot nuk e vlerësoi të tillë, cka solli edhe protestën e mesfushorit sulmues të Partizanit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.
Në të 63' skuadra jonë i kishte të gjitha rastet për të kaluar në avantazh me anë të Prognit, por Nielsen sërish ishte me fat.
Në minutën 66 Ishujt Faroe kryen zëvendësimin e parë, kur largoi mesfushorin Hansen dhe futi mbrojtësin Magnus Olsen.
Në minutën e 70-të Lika depërtoi në zonë, u pengua aty nga një mbrojtës mik dhe fitoi një 11-metërsh. Elis Bakaj ezekutoi saktësisht duke shënuar golin e parë për Shqipërinë në këtë ndeshje.
Miqtë reaguan pas pësimit të golit, por portieri Ujkani shfaqi edhe njëherë vlerat e tij.
Hyka pati një mundësi të mirë në minutën e 76, por fantazisti nuk arriti të prodhonte golin e dytë. Rrudho ishte shumë afër dyfishimit të rezultatit në minutën e 85-të. Bushati kreu edhe ndërrimin e tretë duke hedhur në minutën e 93-të lojtarin e Teutës, Emiliano Vila në vend të Elis Bakaj. Në dy minutat e fundit të katër minutave shtesë ishte Jahmir Hyka i cili mund të dyfishonte rezultatin.
Me fitoren kundër Ishujve Faroe, Shqipëria U-21 u ngjit në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve, ndërkohë që formacioni ishullor pësoi humbjen e dytë në po kaq takime. Po sot, Kroacia fitoi 3-2 me Greqinë. Golat për kroatët, me të cilët do të ndeshemi në javën e tretë të eliminatoreve të Grupit A u shënuan nga Ilievic (25' 61') dhe Busic (84'). Për Greqinë, që shënoi e para realizoi Arvidis (2') dhe Petropoulos mbylli takimin me golin e tij të minutës 88-të.
SHQIPERI-ISH.FAROE 1-0
Shenues: Bakaj 67'(p)
E merkure, 6 qershor 2007, ora 17:00, ne stadiumin "ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit
SHQIPERIA: Ujkani, Fagu (46' Mile), Lila, Shoshi, Arapi, Lika, Sefa, Progni, Bakaj ( 90'+3 Vila), Sukaj ( 46' Rrudho), Hyka Tr. A.Bushati
ISHUJT FAROE: Nielsen, Nas, Hansen, Davidsen, Dam, Gunnarsson (80' Jacobsen), Lokin, Leifsson, Krosslag (65' Olsen), Jorgensen (86' Vatnhamak), K.Jakobsen. Tr. H.Askhan
GJYQTARE: S.Trifono, A.Joanus, A.Lahudaris (Qipro)
VEZHGUES: S.Mircea (Rumani)
DELEGATI I UEFA-s: R.Shterk (Belgjike)
Skeda e ndeshjes Itali-Shqiperi
ITALI-SHQIPERI 4-0
ITALIA (4-3-3): Consigli; Motta, Marzoratti, M. Rossi, Criscito; Dessena, Cigarini, Marchisio (10'pt Paonessa); G. Rossi (12'st Lupoli), Acquafresca (1'st Russotto) Giovinco. A disposizione: Sirigu, Bocchetti, Rickler, De Ceglie. Tr. Casiraghi.
SHQIPERIA (4-4-2): Ujkani; Shoshi, Hysko, Lila, Arapi; Sefa (23'pt Progni), Lika, Bakay, Vila; Sukaj (7'st Mile), Rrudho (19'st Hyka). A disposizione: Kolici, Guga, Durmishi, Shkurti.
Arbitro: Zimmermann. (Svi)
Shenues: 9'pt Acquafresca (I), 17' pt Dessena (I), 36' pt Criscito (I), 37'st Lupoli (I)
Kartona te verdhe: Hysko, Lika, Arapi (Shq), Motta (I)