Kaljari, Bogdani për post-Suazo

Presidenti i Kaljarit, Masimo Celino, individualizoi sulmuesin shqiptar Erion Bogdani si pasuesin më të mundshëm të David Suzon në qendër të sulmit kaljaritan. Për sulmuesin, shkruan realsoccer.it, i cili në të kaluarën ka qenë protagonist në Itali edhe me bluzën e Sienës, Rexhinës e Salernitanës, duhet gjetur akordi me Kievon e rrëzuar në Serinë B, që është edhe pronare e kartonit të sulmuesit. Gjithsesi, Bogdani nuk është i vetmi në planet e Kaljarit, alternativë e mundshme është edhe Antonio Floro Flores i Arecos. Erion Bogdani është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e verës në Itali përfshirë Serinw A dhe B.
Së fundi, ai është dhe më i votuari nga tifozët e Katanias për vijën e parë të sulmit. 1000 tifozë sicilianë preferojnë sulmuesin e Kombëtares për sezonin 2007-2008. Bogdani gjithmonë ka qenë ndër më të preferuarit e Veronës, Sienës e Rexhinës, të paktën në forumet e tifozëve emri i tij ka qenë ndër më të përmendurit. Gjithsesi, lista e klubeve që kërkojnë shërbimet e shqiptarit është e gjatë: Udineze, Xhenoa, Sampdoria dhe Fiorentina.