Kryesia e PD-së vendos sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor më 12 dhjetor

Partia Demokratike ka mbledhur sot kryesinë e saj për të vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor, i cili do të finalizojë edhe procesin e analizave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit., si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së në kuvendet e degëve. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli në një komunikim me mediat tha se “ Kryesia e Partisë Demokratike vendosi gjatë mbledhjes së sotme thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor më 12 dhjetor”. Mëhilli theksoi se “ ky kuvend do të jetë akti i finalizimit të analizave të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit , si dhe i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së në kuvendet e degëve”. Gjithashtu shtoi më tej ajo “Kryesia e PD-së në plotësim të detyrimeve statuore vendosi ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale nën drejtimin e nënkryetarit Astrit Patozi , si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statusit të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode “. Në këtë kontekst theksoi zëdhënësja e PD-së “ Kryesia e Partisë Demokratike ka bindjen e plotë se ky proces do të fuqizojë më tej PD-në në të gjitha nivelet dhe përbën një moment të rëndësishëm të bazës elektorale dhe përfaqësimit të saj”.
...