E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet situata në portin detar të Durrësit pas 48 orëve stuhi


Pas rreshjeve të shiut dhe stuhive në 48 orët e fundit, sot në portin detar të Durrësit ka nisur normalisht puna dhe përpunimi i anijeve në portin detar të Durrësit, ndërsa kanë nisur lundimin bashkë me tragetet, anijet tregtare edhe motopeshkatoret. Burime nga kapiteneria e portit thanë sot se, mbrritën në port sipas grafikëve të 3 tragetet e nisur mbrëmë nga porti i Barit (Itali), ndërsa rreth orës 11.00 u ankorua edhe trageti “Grecia”, i nisur të enjten nga Trieste. Burimet bënë të ditur se deti i trazuar në pjesën veriore të Adriatikut ka shkaktuar një vonesë prej afro 16 orë për tragetin e ngarkuar kryesisht me kamjonë dhe trajlera, ndërsa trageti “Riviera del Connero”, që duhet të mbërrinte dje në mesditë, e ka shtyrë përsëri lundrimin nga Ankona drejt Durrësit. Në radën e portit ndodhen 11 anije tregtare, 2 prej të cilëve presin radhën e përpunimit. "Anijet e tjera shqiptare qëndrojnë në radë prej kohësh në pritje të punës dhe kanë përballuar mirë detin e trazuar të dy ditëve", thanë burimet e Kapitenerisë, që shtuan se brenda akuatoriumit në port vazhdon normalisht puna për ngarkimin dhe shkarkimin e 5 anijeve tregtare me mallra të ndryshme. Burimet saktësuan se era që fryn nga veriperëndimi dhe verilindja, premton përmirësim të mëtejshëm të kushteve detare.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›