Vijon në Tiranë muaji i “Tetori Gjerman”
“Tetori gjerman” një nismë e ambasadës gjermane në Shqipëri organizon në vendin tonë për të tretin vit rradhazi një sërë aktivitetesh kulturore. Në qendër të aktiviteteve të shumta qe vazhdojne prej dy javesh është përvjetori i 20-të i rënies së Murit të Berlinit. Lidhur me të, organizatorët kanë programuar këtë javë shfaqjen e një serë filmash, ekspozita artistike, takime letrare dhe diskutime. Gjatë javës në vijim disa prej aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqytet janë:
Në 27 tetor në orën 18.00 në Ambasadën Gjermane në Tiranë do të zhvillohet një mbrëmje letrare: “Adami dhe Evelina“ nga Ingo Schulze
Në datën 29 tetor ora 18.00 në Hotel Dajti në Tiranë do të çelet ekspozita artistike: “Feedback ‘89”
Në 30 tetor ora 19.00 në sallën e madhe të Akademisë së Arteve në Tiranë dio të jepet shfaqja teatrale për fëmijë “Fëmijë të Murit”
Në 31 tetor ora 16.00 në Barin e hotel Dajtit në Tiranë do të zhvillohet një diskutim në podium me temë “Politika dhe kultura 20 vjet pas Rënies së Murit”
Në 1 nëntor ora 19.00 në sallën e madhe të Akademisë së Arteve në Tiranë do të risillet shfaqja teatrale për fëmijë “Fëmijë të Murit”.
...