E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PDK: Kerkojme doreheqjen e e Berishes, kryeminister te ri nga PD

TIRANE-Demokristianet kerkojne largimin e Sali Berishes. Sipas tyre ky hap do te ishte i duhuri per te shpetuar fitoren e se djathtes ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Sinjali i fuqishem brenda se djathtes u dha dje nga kryesia e Partise Demokristiane. Partia e Nard Ndokes, e cila vetem pak muaj me pare rreshtohej ne krah te qeverise me postin e ministrit te Shendetesise kerkoi dje nepermjet kryesise se saj, largimin e kryeministrit Sali Berisha nga posti i kryetarit te qeverise. PDK e konsideron Berishen si personin pergjegjesin kryesor per gjendjen e krijuar dhe nje pengese serioze per vazhdimin e qeverisjes demokratike dhe rrjedhimisht edhe per fitoren ne zgjedhjet e ardhshme te koalicionit te djathte. Demokristianet te cilet nuk hoqen dore nga pozicionimi si te djathte edhe pasi kryeministri Berisha i la pa post ne kabinetin e tij, nuk tolerojne deklaratat e fundit te kryeministrit. Behet fjale per vendimin e qeverise per dekrete te posacme qe lejojne hetim nderkombetar per ceshtjen Fazllic dhe per ngritjen e nje komisioni hetimor qe do te mund te hetoje veprimet e Prokurorise ne lidhje me kete ceshtje. Njeheresh demokristianet kane mbeshtetur punen e Prokurorise per zbardhjen e Gerdecit, por dhe te aferave te serbo-boshnjakut, Fazllic. Kryesia e PDK e justifikoi kerkesen per largimin e Berishes sepse vetem keshtu do te mund te shpetohen zgjedhjet per vitin 2009, dhe fitorja qe kerkon e djathta ne keto zgjedhje. Demokristianet shkojne edhe me larg me kerkesen e tyre. Ata shprehen se jane gati te votojne cdo emer tjeter per kryeminister te Shqiperise, mjafton qe si emer i kreut te qeverise te mos jete, Sali Berisha. "Kryesia e PDK-se vendosi te mbeshtese cdo kryeminister tjeter te propozuar nga Partia Demokratike, si partia me e madhe e koalicionit te djathte. PDK vendosi gjithashtu se, pavaresisht nga emri i kryeministrit te ri, ne nuk do te jemi pjese e kabinetit te tij, por do ta votojme ate ne cdo nisme parlamentare dhe vendimmarrje te rendesishme politike", deklaroi dje Ndoka. Sipas tij, duke kerkuar doreheqjen e menjehershme te kryeministrit Berisha, PDK rikonfirmon potencialet dhe interesin e vendit qe koalicioni i djathte qeverises te vijoje edhe me tej reformat dhe te marre pergjegjesite e qeverisjes edhe per nje mandat tjeter politik. "E djathta shqiptare nuk jane nje apo dy emra qe abuzojne me mandatin dhe besimin e saj", tha Ndoka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›