Rama: Berisha, largohu nga qeveria
TIRANE- Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i kerkoi dje zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha, te largohet sa me pare nga detyra. Kreu socialist tha se Berisha duhet te largohet nga posti i kryeministrit perpara se ta heqin shqiptaret me vote, ne zgjedhjet e vitit 2009. "Sherbimi me i mire qe Sali Berisha mund t'i bente jo vetem vendit, po edhe PD-se, ne kete gjendje te rende ku eshte rifutur Shqiperia, per shkak te politikes se vjeter dhe turpeve te reja te kryeministrit te saj, do te ishte padyshim te dorehiqej perpara sesa shqiptaret e shqiptaret ta largojne me voten plebishitare te vitit te ardhshem. Ne emer te tyre, te shqiptareve dhe shqiptareve, une ia rikerkoj sot doreheqjen kryeministrit te Shqiperise", theksoi Rama. Sipas tij, largimi i menjehershem i kreut te qeverise, duhet te vije pasi qytetaret e ketij vendi po vuajne cdo dite e me shume dhe miqte e partneret nderkombetare po zhgenjehen edhe njehere tjeter, Shqiperia po turperohet serish. Kryeministri theksoi Rama, duhet te ike dhe jo te kercenoje drejtesine, t'i hakerrehet opozites e te tallet me popullin shqiptar duke bere shejtanin me propozimin e tij, per shtetezimin e trojeve te blera nga sekseri i tij serb, ku qeveria e Sali Berishes, do qe te ndertoje nje park energjitik. "Me propozimin e bere ne kuvend per PS-ne, rezulton se ato toka, qe sekseri i Saliut i'a bleu per nje cope buke shqiptareve hallexhinj, kryeministri thote tani qe t'ia blejme sekserit serb me vleren e tregut ne, qytetaret e ketij vendi. Formule qe do te shtonte pasurine e Fazllic", deklaroi Rama dje ne nje konference per mediat. Duke shtuar se pasi ky sekser, qe per tre vjet ka bere 50 milione euro ne Shqiperi, te kete bere ca miliona te tjera me shpronesimin alla Sali, te vazhdoje te shtoje milionat e tij "duke perdorur si sekser kryeministrin e Shqiperise"! "Ne refuzojme pseudo propozimin e kryeministrit per shtetezimin e tokave ne Porto Romano dhe i kerkojme Prokurorise se Republikes dhe Kontrollit te Shtetit, te hetojne e te kontrollojne procesin e kesaj blerjeje masive trojesh qe jane ndare si toke bujqesore dhe qe sipas ligjeve te kesaj Republike nuk i shiten nje te huaji", u shpreh kreu socialist. Sipas tij, shpallja e nismave skandaloze qe synojne frikesimin e prokurorise, kembengulja ne qendrimet harbute ndaj prokuroreve dhe pershkallezimi i hakerrimave te vjetra gojore te kryeministrit, jo vetem ndaj Prokurorise se Republikes, po edhe ndaj opozites, kane rishfaqur lakuriqesisht semundjen e pasherueshme te Sali Berishes. Rama tha se sjellje te tilla nga kryeministri vijne vetem nga paaftesia e tij mendore per te pranuar pavaresine e institucioneve kushtetuese. Kreu socialist u shpreh se kete here, kryeministri ka dhe friken e pakontrollueshme te njeriut qe ka shperdoruar pushtetin me pasoja marramendese per vendin. Per keto arsye sipas Rames, kryeministri del e kerkon komisione hetimore. Propozim, qe ai e quajti si veper per te justifikuar skandalet e pajustifikueshme, te mbroje veten dhe klanin e tij nga drejtesia. "Kryeministrit te zhytur ne zullum i rithem te degjoje kambanat perdite e me te forta qe bien per te dhe te mos shohe endrra me pushtimin e Prokurorise se Republikes, sepse endrra te tilla dalin mbrapsht ne kushtet e sotme, kur Shqiperia edhe pse mund te neperkembet nga nje pushtet i korruptuar, s'mund te kthehet kurre me ne kohen e Saliut te Pare", paralajmeron Rama.
Rozeta Rapushi
Rozeta Rapushi