"Tabelat dhe etiketat, vetem shqip"
Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se duhen marre masat qe tabelat dhe etiketat ne vend te perdoren ne gjuhen shqipe. Duke folur per fenomenin e etiketimit te tabelave te sektorit privat ne gjuhe te huaja, Kryeministri Berisha theksoi se pas gjuhes shqipe mund te vendoset edhe emri ne gjuhe te huaj i nje subjekti. Sipas Berishes, ajo qe eshte e rendesishme eshte perdorimi i shqipes, si gjuhe e pare ne tabela dhe etiketa.
"Gjuha shqipe, duhet te prevaloje ne te kater anet e vendit. Te gjitha tabelat dhe etiketat duhet te jene ne gjuhen shqipe. Pas gjuhes shqipe, t'i vendosin ne gjuhen qe deshirojne", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij, shqiptaret duhet te tregojne respektin me te madh per gjuhen e mrekullueshme shqipe qe ata kane. Keshtu, Kryeministri kerkoi diten e djeshme nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, qe te pergatiste vendimin qe do t'i detyronte pronaret qe te vendosnin tabela dhe etiketa ne gjuhen shqipe. Prej vitesh tashme pjesa derrmuese e etiketave dhe tabelave ne te gjithe vendin jane ne gjuhe te huaja, ku mbizoteron gjuha angleze.
F.M