Kryesia e Shkëndijës në gjah pas përforcimeve

Skuadra e Shkëndijës të premten në kuadër të ndeshjes miqësore, ka arritur të mposhtë ekipin e Dritës së Bogovinës me rezultat 1:2. Golashënues i dyfishtë për “kuqezinjtë”, ka qenë i riu Boletin Dermishi, ndërsa për nikoqirët ka shënuar Ismail Tefiku.
Kryetrajneri, Zoran Smilevski, pas takimit u shpreh se është i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij.
“Jam i kënaqur deri diku nga paraqitja e lojtarëve. Formacioni i parë nuk u tregua aq mirë, sa formacioni i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Drita është një kundërshtar i fortë dhe kjo fitore do të ndikojë sadopak në aspektin psikik”, deklaroi Smilevski.
Ndërkohë, ditën e shtunë në Tetovë është paraqitur sulmuesi Aleksandër Stojanovki, i cili ka qenë pjesë e skuadrave të Bellasciës dhe Pobedës. Sipas kryetarit të K.F”Shkëndija’79”, Samet Rasimi, futbollisti Ace Stojanovski ka qëndruar në Tetovë për të biseduar me kryesin e klubit.
”Po me Stojanovskin jemi në bisedime dhe do shohim në ditët në vazhdim se a do të arrijmë marrëveshje. Ndërsa, Shaban Abudarahmani ish-mbrojtës, i skuadrës së Renovës edhe zyrtarisht ka kaluar në radhët tona”, tha Rasimi
Sipas, trajnerit Smilevskit, në rast se Stojanovski dhe disa futbollistë të tjerë do të jenë pjesë e Shkëndijës, atëherë do të mundë të bëhet dic më tepër.
”Stojanovski është futbollist cilësor dhe këtë e ka treguar në ekipin e Pobedës. Kurse, paraqitja e Goranco Georgievit është pakëz problem, për shkak se Pobeda nuk dëshiron ta lëshojë për të forcuar radhët tona”, u shpreh Smilevski.
Vullnet Dauti