Meta i shtrin dorën Ramës
22/12/2008 LSI autorizon negociatorin e saj dhe cakton të PS-së për zgjedhjet. Selia rozë hesht
Brokaj: Jam i gatshëm. Pëllumbi: S’më ka mandatuar kryetari, por jam i hapur për takime individuale
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shtrirë dorën Partisë Socialiste për bashkëpunim në procesin zgjedhor të 2009-s, duke përcaktuar edhe emrat më të pranueshëm sipas saj për të negociuar me qëllimin final realizimin e një takimi me dy krerëve, Rama-Meta. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, autorizoi ish-deputetin Sabit Brokaj për të zhvilluar negociata mes palëve, ndërsa kërkoi që përballë tij të jenë tre eksponentë të rëndësishëm të PS-së, Servet Pëllumbi, Dritëro Agollin dhe Rexhep Meidanin. Zgjedhja e tre negociatorëve të PS-së nga LSI-ja është bërë pas deklaratave shqetësuese të tyre për situatën në të cilin ndodhet opozita shqiptare dhe apeli i tyre për bashkim. Sigurisht asnjëri prej tyre nuk mund të bëjë negociata në emër të kreut të selisë rosë, për sa kohë kreu i saj, nuk i autorizon për diçka të tillë.
Ftesa
Nënkryetari i LSI-së, Sabit Brokaj, është deklaruar i gatshëm për realizimin me sukses të plotë të detyrës që i është mandatuar nga kryetari i tij politik, si dhe ka shprehur besimin se edhe tre autoritetet e së majtës, do të kenë autorizimin e kryetarit të PS-së për t’u takuar dhe për të krijuar mundësinë dhe veprimin politik. “Ne nuk na bën pesimist pritja relativisht e gjatë e përgjigjes nga kryetari Rama dhe në funksion të kësaj përgjigje, që ne presim të jetë pozitive, unë jam gati të bisedoj, të kontaktoj dhe të angazhohem me tre autoritetet e Partisë Socialiste dhe të së majtës për të krijuar kushtet, mundësitë, që jo thjesht kjo të mbetet si një dëshirë abstrakte, por të realizohet si një veprim konkret, i cili kuptohet, bëhet i tillë me takimin dhe pas takimit të dy kryetarëve Meta dhe Rama”, tha i mandatuari në këto negociata nga LSI, Brokaj. Duke iu referuar edhe tre emrave të PS-së, katërshja në fjalë për të janë personalitete që mund ta realizojnë më së miri fazat paraprake për bashkimin së majtës, pasi ata e duan vërtetë të majtën. “Më vjen shumë mirë, që vihem në këtë rol pasi bashkëpunimi apo qoftë edhe bashkimi perspektiv i të majtës është një qëllim i madh i të gjithë së majtës, të majtës së ndershme, personaliteteve që e duan vërtetë të majtën në funksione të rëndësishme të politikës së vendit dhe që në një aspekt, në mënyrë më konkrete është shprehur nga kryetari i LSI-së”, vijoi Brokaj.
Selia rozë
Ftesës në negociata e tre eksponentëve të LSI-së për të mundësuar bashkimin e opozitës, i ka munguar përgjigja zyrtare e selisë rozë. I vetmi që ka reaguar, pasi është pyetur për këtë çështje, ka qenë ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, njëri pre tre emrave të përzgjedhur nga LSI-ja. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për deklaratën e bërë dje nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili e fton atë në rolin e negociatorit për një bashkëpunim midis PS dhe LSI. Ish-deputeti i PS-së ndonëse është deklaruar se mbetet i hapur për takime individuale, në këtë rast me kreun e LSI-së, por pohon se nuk është i mandatar nga askush në Partinë Socialiste për propozimin në fjalë.
Përpjekjet e LSI-së për të bashkëpunuar me PS-në vijnë vetëm dy ditë pas deklarimit të vetë kreut të LSI-së, Ilir Meta, sipas të cilave forca politike që ai përfaqëson do të dalë në zgjedhjet e 2009-s e vetme dhe jo në koalicion as me PS-në dhe as më ndonjë parti tjetër. Intensifikimi i ftesave të LSI-së për negocimin me partinë më të madhe të opozitës vijnë pas kthimit nga Presidenti për rishqyrtim të Kodit të ri Zgjedhor, Kod i cili me votat e PD-së dhe të PS-së përjashton nga pjesëmarrja me anëtarë të LSI-së në komisionet zgjedhore. Ndërkohë që deri tani për këtë pikë, selia rozë duket e vendosur të miratojë dekretin e Presidentit të Republikës, ashtu siç është, pa asnjë ndërhyrje tjetër në ligjin e zgjedhjeve.
Kreu i LSI-së, Meta takon simpatizantët e minibashkisë nr. 2
“Për interesat kombëtare jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo parti”
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka ritheksuar dje vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo forcë politike në vend, në mënyrë të veçantë me të opozitës mbi baza parimore dhe interes të opozitës, të së majtës dhe të interesave kombëtare të vendit tonë. “Jam i hapur në çdo moment për t’u takuar me kryetarin e Partisë Socialiste dhe për t’u takuar edhe në praninë e të katër këtyre personaliteteve të së majtës, që kanë të gjithë përvojën e duhur për të mos bërë gabime, por edhe për të na ndihmuar edhe ne të tjerëve, që të realizojmë një mision që e pret sot shumica e shqiptarëve”, tha dje Meta gjatë një konference për shtyp. Ai kujtoi se LSI-ja dhe ai si kryetar i saj i kanë bërë të përpjekjet që bashkëpunimi i opozitës të realizohet në vitin 2006 përmes marrëveshjes. “Kemi respektuar të gjitha pikat e marrëveshjes, ndryshe nga sa ka vepruar kryetari i Partisë Socialiste pas rizgjedhjes së tij në 18 shkurt në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe pavarësisht nga të gjitha zhvillimet e padëshiruara, sidomos gjatë këtij viti, asnjëherë nuk i kemi ndërprerë iniciativat për dialog”, tha ai. Po ashtu ai përmendi edhe gatishmërinë e LSI-së për t’iu përgjigjur ftesave të bëra nga kryetari i Partisë Socialiste, si dhe iniciativat e shumta të LSI-së që për fat të keq, siç tha Meta, mungon përgjigja dhe vullneti për dialog dhe bashkëpunim. Po dje ai zhvilloi një takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në minibashkinë nr. 2 të Tiranës, para të cilëve parashtroi edhe çështjet e zgjedhjeve të ardhshme. Kreu i LSI akuzoi dy lidershipet e PS dhe PD se kanë vendosur një monopol dypartiak mbi vetë sistemin politik të vendit, që me ndryshimet kushtetuese synojnë ta kthejnë Shqipërinë nga një vend demokratik dhe pluralist në një sistem të mbyllur dypartiak autoritar. “Këtë që kanë bërë PD dhe PS me listat e mbyllura është pikërisht mënyra më e keqe, për të mos pasur më demokraci në partitë shqiptare dhe i vetmi qëllim që kanë pasur këta dy ka qenë që në Parlament të mos ketë më deputet të popullit që përfaqësojnë interesat e tyre, por të ketë vetëm servilë të kryetarëve, pra nëpunës të tyre”, u shpreh ai. Në këtë kuadër ai garantoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët, se ata dhe ai do t’i zgjidhin vetë përfaqësuesit më të mirë duke ndjekur një politikë shumë të hapur që kandidatët për deputetë të LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në takimin e djeshëm përveç zyrtarëve të LSI-së ishin të pranishëm edhe dy përfaqësuesit e shoqërisë civile, Shezai Rrokaj dhe Artur Zheji.
Viti 2002
Konflikti i parë me kreun e PS-së të asaj kohe, Fatos Nano, Ilir Meta e ka startuar që në vitin 2001. Si Nano dhe Meta kanë synuar të ishin përfaqësues të socialistëve reformatorë dhe janë përplasur shumë herë, duke u vendosur në rastin më të mirë, në pozicione të ndryshme. Nano duke iu referuar konfliktit me Metës, asaj kohe zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ka kërkuar solidaritet në radhët e koalicionit qeverisës.
Viti 2004
Ky vit shënon edhe riaktivizimin e konfliktit mes dy protagonistëve Nano-Meta. Pas shumë pakënaqësive mes tij dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano, për situatën brenda PS-së, Meta dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm duke e futur qeverinë socialiste në krizë dhe vetëm pas pak muajsh largimi nga grupi parlamentar socialist, së bashku me disa deputetë të tjerë, ai krijoi partinë e re Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Viti 2007
Konflikti më i fundit Rama-Meta u krijua për shkak të marrëveshjes që kreu i PS-së, Edi Rama lidhi me kreun e PD-së, Kryeministrin Sali Berisha për përzgjedhjen e kandidaturave për President. Takimi mes të drejtuesve zbehu peshën e LSI-së si forcë e tretë politike në vend. LSI-ja nuk preferoi të vërë ndonjë kandidaturën e saj, megjithëse kishte kandidatura presidenciale, por shprehu një qëndrim për rikandidimin e Alfred Moisiut.