E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankers Petroleum: Prodhimi i naftës u rrit 5% në tremujorin e dytë

nafta1Tiranë- Bankers Petroleum njoftoi se prodhimi i saj i naftës së papërpunuar nga Shqipëria u rrit me pesë për qind në tremujorin e dytë të vitit 2013.

“Prodhimi mesatar nga fusha e naftës Patos-Marinzë në Shqipëri për tremujorin e dytë të vitit 2013 ishte 17.800 fuçi naftë në ditë, pesë përqind më e lartë se 16.919 fuçi në tremujorin e parë”,- tha kompania në një deklaratë.

“Shitja e naftës gjatë tremujorit ishte mesatarisht 18.008 fuçi naftë në ditë, tetë përqind më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm”,- shtoi ajo.

Bankers Petroleum, një kompani kanadeze e naftës dhe eksplorimit dhe prodhimit të gazit, është biznesi më i madh i Shqipërisë në aspektin e të ardhurave dhe investitori më i madh i jashtëm i vendit gjatë dekadës së kaluar.

Kompania operon dhe ka të drejtat për të zhvilluar në Patos-Marinzë në Shqipërinë jugore, e cila besohet se mban rreth dy miliardë fuçi naftë.

Bankers gjithashtu vepron në Kuçovë, zona e dytë më e madhe në Shqipëri për posedim nafte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›