Kryesocialisti i Europës, Rasmussen: Për t’u përgëzuar roli aktiv i Ilir Metës në politikën e jashtme

Kreu i LSI-së takon në Sarajevë, kreun e PSE-së, i cili i jep garancinë se vizat me Shqipërinë do lobohet që të hiqen në fillim të korrikut. Socialistët evropianë, pa u ndikuar nga propaganda e homologëve të tyre shqiptarë, shprehen me superlativa për punën e qeverisë në drejtim të plotësimit të kritereve të vendosura nga Brukseli
Gjatë punimeve të Konferencës Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane në Sarajeve, Kryetari i Partisë së Socialistëve Europian Poul Nyrup Rasmussen i rezervoi një pritje të veçantë Kryetarit të LSI Ilir Meta. Në takim u bisedua rreth forcimit të marrëdhënieve mes PSE dhe LSI, situatës politike në Shqipëri dhe perspektives së afërt të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Zoti Rasmusen konfirmoi gatishmërinë e socialistëve dhe progresistëve evropiane për të liberalizuar vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010. Më pas Meta e Rasmussen diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe plotësimin e reformave në funksion të integrimit evropian. Kryetari i LSI theksoi se Shqipëria shumë shpejt do të dorëzoj përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian, një ndërmarrje e rëndësishme e qeverisë dhe administratës shqiptare. Nga ana e tij Rasmussen vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha dimensionet. Veçanërisht ai përgëzoi Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme në funksion të bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe vizitën e fundit të Metës në Serbi.
...