E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon kreun e PSE Rasmussen: Të gatshëm të liberalizojmë vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010

Socialistët evropianë, përtej homologëve të tyre shqiptarë, shprehen me superlativa për punën e qeverisë në drejtim të plotësimit të kritereve dhe njëherazi japin garanci të plota se liberalizimi i vizave Shqipëri-BE, do të realizohet para pushimeve të verës


Gjatë punimeve të Konferencës Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane në Sarajeve, Kryetari i Partisë së Socialistëve Europian z.Poul Nyrup Rasmussen i rezervoi një pritje të veçantë Kryetarit të LSI z. Ilir Meta. Në takim u bisedua rreth forcimit të marrëdhënieve mes PSE dhe LSI, situatës politike në Shqipëri dhe perspektives së afërt të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Zoti Rasmusen konfirmoi gatishmërinë e socialistëve dhe progresistëve evropiane për të liberalizuar vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010. Më pas z. Meta e Rasmussen diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe plotësimin e reformave në funksion të integrimit evropian. Kryetari i LSI theksoi se Shqipëria shumë shpejt do të dorëzoj përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian, një ndërmarrje e rëndësishme e qeverisë dhe administratës shqiptare. Nga ana e tij Z. Rasmussen vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha dimensionet. Veçanërisht ai përgëzoi z. Meta për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme në funksion të bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe vizitën e fundit të z. Meta në Serbi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›