Kryesocialisti të përgjigjet për akuzat publike
24/08/2010 Deklarata e Eduard Halimit
Partia Demokratike në reagimin e djeshëm përmes deputetit Eduard Halimi, ka kërkuar nga kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, të përgjigjet ndaj akuzave që i kanë bërë ndërtues të ndryshëm dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi. “Këto ditë janë paraqitën me fakte dhe dokumente, me firmë dhe vulë, gjobën prej 20% që Mr. Rama i pret firmat ndërtuese përmes sekserit të tij personal Dritan Lepuri apo Avllaj. Në dritën e dokumenteve të firmosura nga vetë “Lepuri” i tij, të gjithë kemi parë se vetëm nga një kontratë, Mr 20% me sekserin e tij, përfitojnë vlerën 100 milionë euro. Qytetarët kanë pyetje të thjeshta: Pse fshihet Mr. 20%? Pse ka kaq frikë Kryetari i Bashkisë t’i përgjigjet akuzave? Ku fle lepuri i Bashkisë së Tiranës?”, - ka thënë Halimi. Sipas tij, Rama ka parashikuar 1milion m2 ndërtim, duke autorizuar ndërtimin e godinave 30 katëshe, 4 herë më të larta se në të gjithë zonat e tjera të Tiranës dhe të Shqipërisë. Deputeti demokrat përmendi akuzat publike të ndërtuesit Dodë Doçi dhe Hajredin Fratëri për 20% e kërkuar nga Edi Rama. “I kërkojmë Mr.20% të mos fshihet pas ‘Lepurit’ dhe i garantojmë se kjo situatë nuk do të tolerohet”, - tha deputeti i PD-së.