Vetëvrasjet, brenda një dite shënohen 4 raste
24/08/2010 Dy viktima, një tjetër në gjendje të rëndë. Një i ri tentoi të vetëdigjej para ambasadës së SHBA-së
Tre raste vetëvrasjeje dhe një tentativë janë shënuar ditën e djeshme. Dy viktima janë regjistruar në rrethin e Elbasanit, një në Pogradec, ndërsa një i ri ka tentuar të vetëvritet dje para ambasadës amerikane në Tiranë.
Rastet
Adriana P. 34 vjeç me banim në Elbasan është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik, por edhe pse ka marrë ndihmën e parë, nuk ka mundur t’i mbijetojë helmit të fortë të fostoksinës. Burime të policisë bëjnë të ditur se 34-vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në gjendje të fikëti dhe afekti i helmit ka qenë vdekjeprurës. Mësohet se policia ka nisur hetimet për shkaqet e vetëhelmimit. Gruaja 34-vjeçare nënë e 2 fëmijëve dyshohet se kishte rënë në depresion si pasojë e problemeve ekonomike që po kalonte. Gjithsesi një grup hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën vetëvrasjen. Ndërkohë një natë më parë një e moshuar është gjetur e varur në litar nga familjarët, por fatmirësisht është zbritur në kohë dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Gruaja 65-vjeçarja me inicialet B.I është gjetur e vetëvarur me litar në një nga dhomat e shtëpisë në fshatin Lleshan të komunës Gjinar në rrethin e Elbasanit. E moshuara dyshohet se kishte probleme psikologjike për shkak të problemeve shëndetësore. Gjithsesi në fshatin e largët kanë mbërritur agjentët për të mësuar shkakun e këtij veprimi. Mësohet se gjendja e të moshuarës është nën kontrollin e mjekëve. Familjarët e tronditur nga kjo ngjarje kanë evituar të flasin për veprimin e 65-vjeçares. Gruaja ka shpëtuar vetëm pasi në momentin kur kishte ndërmarrë veprimin në njërën prej dhomave ka hyrë papritur një familjar që e ka zbritur nga litari. Rastet e vetëvrasjeve tek femrat janë shtuar ndjeshëm dhe shkak janë problemet ekonomike dhe gjendja depresive.
Ndërkohë në Pogradec Artan M., 23 vjeç, banues në fshatin Çëravë të rrethit Pogradec, u gjet mëngjesin e së hënës i mbytur në liqenin e Pogradecit. Burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, pas hetimeve paraprake të kësaj ngjarjeje shpjeguan, se 23-vjeçari nga Çërava kishte qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, ku së bashku, që në orën 09.00 të së hënës, kishin mbërritur në liqenin e Pogradecit dhe po vozisnin me një varkë. Më pas, rreth orës 10.30 minuta, kur mendohet të ketë ndodhur mbytja e viktimës, 23- vjeçari ishte hedhur nga varka në ujë, por nuk kishte mundur të dilte më sipër. Ai ishte nxjerrë nga vëllai i tij, por i mbytur. Ndërkaq nga deklaratat e familjarëve të viktimës është bërë e ditur se 23- vjeçari ishte shurdh-memec, të cilat mund të kenë ndikuar në mbytjen e tij. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po dje një ngjarje e çuditshme ka ndodhur para ambasadës amerikane në Tiranë, ku një i ri ka tentuar t’i vërë zjarrin vetes. Sipas shpjegimeve të mëpasshme të tij, ky akt ishte si një shenjë proteste, pasi iu mohua pritja nga ana e punonjësve të ambasadës. Sipas policisë së Tiranës, autori i prishjes dhe qetësisë publike është 24-vjeçari Bledar A. nga fshati Hoxharë e Fierit dhe banues në Tiranë. Zyrtarisht sipas policisë i riu është përdorues i lëndëve narkotike dhe në momentin që ka ndërmarrë këtë akt ishte në gjendje depresive. Bëhet e ditur se i riu pas trajtimit mjekësor në spital është dërguar në banesën e tij. Ngjarja ndodhi dje kur i riu Bledar Arapi, përdorues i lëndëve narkotike ka vendosur t’i japë fund jetës. Ai mbante në dorë një shishe me benzinë dhe një çakmak dhe fillimisht ka kërkuar të flasë me mediat dhe më pas ai ka tentuar t’i japë fund vetes. Dje paradite atij i është komunikuar lajmi se nuk mund të pritej nga punonjësit e ambasadës amerikane, për efekt dokumentacioni. I riu pas disa minutave u shfaq me shishen e benzinës në duar dhe me çakmak duke thënë se do të vriste veten. Por kanë qenë rojet e ambasadës amerikane, të cilët arritën të ndalojnë djalin duke shmangur kështu një vetëvrasje të mundshme. I riu është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas është lënë i lirë.