Kryesuesja e OSBE-së vlerëson progresin në Kosovë

Kryesuesja e OSBE-së, Lucinda Creighton, njëherësh ministre për çështje evropiane e Irlandës, ka lavdëruar progresin, që Kosova e ka bërë në vitet e fundit.
“Institucionet janë krijuar, elementet kryesore të kornizës legjislative janë në vend dhe ka pasur qasje konstruktive ndaj bashkëpunimit rajonal”, tha zonja Creighton.
Gjithashtu, OSBE-ja thekson Irlanda mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Këto komente ajo i bëri pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me Ministrin për komunitete dhe kthim të Kosovës, Radojca Tomiç.
Lucinda Creighton ka theksuar se incidentet aktuale, që i prekin serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera, dëmtojnë raportet, dhe ka shfaqur shpresën se autoritetet do të përgjigjen në mënyrë adekuate.