Task Forca anti-duhan gjobit 90 subjekte

90 subjekte private janë gjobitur pasi nuk kanë zbatuar ligjin antiduhan,gjatë 3 javëve të para të inpektimeve të Task Forcës.
Përmes një komunikimi për shtyp, Roland Shuperka, kryetari i task forcës, pohoi se 72% e subjekteve private e zbatojnë ligjin.Për sa i përket zonave të konsideruar problematike si ajo e ish-bllokut apo subjekteve në afërsi të bulevardit, zbatushmëria e ligjit është 90-100%.
Sipas Shuperkës problematikë vazhdon të ngelet zona tek Qytet Studenti dhe sidomos lokalet e natës që kanë 0% zbatueshmëri të ligjit anti-duhan.
Sipas Shuperkës rol ndihmës në zbatim të ligjit anti-duhan kanë dhënë dhe qytetarët e vëndit. 37.5% të gjobave janë vendos nga denoncimet e tyre, përmes telefonit falas të vendosur nga ana e institutit të shëndetit publik.