E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari aktual Shiroka 30 per qind e asamblese se rrethit e bojkotuan procesin

13-09-2010 / Gazeta 55

Akuza/Zgjedhjet per PS-ne e Shkodres farse e Rames per te shkaterruar partine ne prag te zgjedhjeve vendore

Zgjedhjet ne Shkoder per zgjedhjen e kreut te PS-se te rrethi kane qene nje farse e vertete. Keshtu i konsideron kryetari aktual i PS-se ne kete qytet Edip Shiroka. Sipas tij kete e deshmon pjesemarrja e ulet kur rreth 30 per qind e asamblese nuk kane marre pjese. Shtyrja e meparshme ishte thjesht e vetem per te sjelle ne krye te Partise Socialiste njerezit e besuar te Rames. Dhe vete fakti qe rreth 135 vete anetare te asamblese te rrethit nuk moren pjese ne votime tregon se e abondonuan kete ne menyre te qarte te hapur pjesemarrjen ne votim u shpreh Shiroka.
Ne deklaraten e tij kreu i PS-se Shkoder Shiroka shkon edhe me tej duke theksuar se politikat qe po ndjek Edi Rama do ta cojne Partine Socialiste ne nje disfate tjeter ne zgjedhjet lokale te 2011-s. Politikat e ndjekura nga Rama brenda PS-se une e kam shprehur edhe me pare eshte nje politike shkaterruese nje politike denigruese per njerezit me kontribute ne PS dhe nje politike qe pashmangshmerisht PS-ne do e coje drejt renies sidomos ne zgjedhjet e ardhshme lokale tha ai.
Zgjedhjet per kreun e PS-se se ketij rrethi u zhvilluan pas shtyrjes se gjate sipasoje e problemeve me kandidaturat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›