E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Dokumenti do jete ne parlament sapo palet te nisin punen per reformen

13-09-2010 / Gazeta 55

KQZ pergatit propozimet per ndryshime ne Kodin Zgjedhor ne menyre qe tu jepet fund praktikave bllokuese te forcave politike gjate procesit te votimit e numerimit te votave

Pas percaktimit te 8 majit si diten e zgjedhjeve lokale KQZ e sheh urgjente nisjen e punes prej saj por dhe prej politikes per te amenduar Kodin Zgjedhor. Kryetari i ketij institucioni Arben Ristani shprehet se ka gati draftin me propozime qe do ti dorezohet Kuvendit nese nis puna per te ndryshuar ligjin e zgjedhjeve ku ndryshimi kryesor sipas tij ka te beje me numerimin e votave.
Shtimi i numrit te qendrave ku numerohet pra nga 66 qendra numerimi do te duhet te jene me shume qe te pershpejtohet procesi i numerimit. Duhet bere ndryshime te atilla ne kod qe do pengonin politikat bllokuese te forcave politike te cilat marrin pjese ne zgjedhje. Partite politike kane nje akses te pakufizuar dhe nje mundesi te pakufizuar qe ti ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit gje e cila ka sjelle si pasoje futjen ne proceset zgjedhore te njerezve te pa trajnuar. Kjo mund te pengohet me nje ndryshim te thjeshte ligjor u shpreh kryetari i KQZ-se Arben Ristani.
Kreu i institucionit te administrimit te zgjedhjeve mendon gjithashtu se votimi elektronik ne maj te 2011 eshte nje projekt i realizueshem. Por thekson ai kjo behet nje realitet i pashmangshem vetem nese partite nisin nga puna menjehere.
Eumlshte e mundur ne rast se fillon urgjent diskutimi dhe arrihet konsensusi midis forcave politike. Jane te mundshme per tu bere po dhe keto kerkojne ndryshime ligjore te cilat duhen shoqeruar me nje konsensus te gjere te forcave politike pra ato duhet te bihen dakord per tu bere dhe e mira do te ishte qe dakortesia e tyre te ndodhte sa me shpejte te jete e mundur sepse jane procese te cilat duan kohe fizike te gjate per tu implementuar dhe nderkohe fillon numerimi mbrapsht drejt dites se zgjedhjeve vijoi Ristani.
Votimi elektronik eshte nje ide e leshuar nga kryeministri Berisha i cili eshte shprehur i gatshem per zbatimin e kesaj teknologjie me precizon te larte sigurie dhe saktesie. Nisur nga kjo ide mazhoranca i ka bere apel opozites te jape kompromisin e duhur per ta jetesuar projektin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te pergatise nje formule te re lidhur me administrimin e procesit te zgjedhjeve ku verehet se prioritet i jepet shtimit te qendrave te numerimit. Kjo per efekt te shmangies se perplasjeve mes paleve politike cka nga eksperienca e kaluar i ka kushtuar shtrenjte Shqiperise porsa i takon arritjes se standardeve zgjedhore. Partive politike u eshte dhene akses i pakufizuar dhe nje mundesi e pakufizuar per te ndryshuar komisioneret deri ne momentin e fundit te fillimit te procesit. Por KQZ mendon te nderhyje ne kete nen te Kodit Zgjedhor. Kreu i institucionit te zgjedhjeve Arben Ristani deklaron se me ane te nje ligji te posacem dhe te thjeshte behet e mundur neutralizimi i nje procedure te tille. Ristani kujton se heqja e eksesit te pa limituar te partive politike ne emerimin e komisionereve ne cdo moment do te shmange futjen ne procese zgjedhore te njerezve te pa trajnuar dhe eksponenteve te tille qe mund te cenojne procesin ne teresi. Sipas Ristanit KQZ ka pergatitur nje draft specifik qe i jep fund perplasjeve te forcave politike lidhur me procesin e zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›