Ligji shmang gjobat e seksereve ndaj kompanive qe investojne ne Shqiperi

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani flet per Ligjin Mbi investimet e huaja Kompanite e huaja nese paditen ne gjykate nga pronari i truallit garant ne mbrojtje te tyre ne gjykate del shteti dhe jo vete kompania
Kompanite dhe investitore te fuqishem qe vijne ne Shqiperi per te investuar kapitalin e tyre ne industrine e rende bujqesi apo fushen energjetike gjobiten nga individe te caktuar duke larguar miliarda leke dhe duke humbur mijera vende pune. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ben publike rastet e adresuara prane Ministrise qe ai drejton duke dhene alarmin se shume prej investitoreve gjendjen prane shantazhit duke u detyruar te paguajne gjoba nga pronare fiktive te tokave qe ata kane blere per te ushtruar aktivitetin. Ministri Nishani shpjegon rastet qe cuan drejt propozimeve te ndryshimeve te ligjit Per Investimet e Huaja ne Shqiperi.
Disa eksperienca ne fakt negative qe kemi pasur ne kur investitori i huaja ka blere truallin mbi te cilin do te zhvilloje investimin e tij nga pronare legjitime te ketij trualli eshte pajisur me dokumente zyrtare nga institucionet e ketij shteti por papritur pas kalimit te investimeve gjenden perpara shantazhit te disa seksereve gjobevenes te cilet duke kercenuar me bllokimin e investimeve kerkojne te zhvatin miliona euro u shpreh Nishani.
Disa shtesa ne projektligjin per investimet e huaja ka ngjallur debate te ashpra mes opozites dhe mazhorances ne komisioni parlamentar te ligjeve. Sipas juristeve drafti vjen ne mbrojtje te kompanive te huaja qe investojne ne vlere mbi 10 milione euro. Keto kompani nese paditen ne gjykate nga pronari i truallit garant ne mbrojtje te tyre ne gjykate del shteti dhe jo vete kompania.
Por deputetet demokrate qe kane kerkuar ndryshimet ne ligjin perkates thone se mbron investitoret e huaj nga pronaret e paligjshem.
Kjo eshte detyra e qeverise se ketij vendit qe te marre persiper sigurine e vijimit te investimit dhe natyrisht merr persiper permes ketij amendimi edhe perfaqesimin ligjor. Pra do te marrin fund praktikat e bllokimit fiktiv te zhvillimit te investimit nga keta investitore te rendesishem te huaj qe do te thote zgjatja e metejshme e fillimit dhe vazhdimit te investimit qe do te thote miliona euro te humbura nga investitori dot e thote mijera vende pune te humbura nga shqiptaret do te thote nje targe e zeze per imazhin e vendit deklaroi ministri Nishani.
Nga ana tjeter deputetet socialiste e kane kundershtuar ashper draftin per investimet e huaja me argumentin se qeveria po kerkon te favorizoje kompani te caktuara qe kerkojne te investojne ne Shqiperi.
Ajo qe une po konstatoj me keqardhje eshte fakti qe tentativa per te krijuar nje ngerc edhe ne sferen e zhvillimit ekonomik tentativa per te krijuar apo suportuar eksperienca negative te personazheve apo individeve te cilet synojne permes rrugeve antiligjore te bllokojne apo te vene gjoba ndaj investitoreve te huaj qofshin ata edhe investitoret vendas ne kete rast jane disa politika te deshtuara qe gjithsesi krijojne kosto politike per vete subjektin nenvizoi ministri i Drejtesise Bujar Nishani.
Ka pasur shume debate nga opozita se pse shtetit duhet te marre persiper sigurine e investimeve te huaja Pse ka ndodhur ky ndryshim ne kete ligj
Eumlshte detyre e shtetit te marr persiper sigurine e vijimit te investimit dhe natyrisht merr persiper mes ketij amendimi edhe perfaqesimin ligjor ne proceset gjyqesore te ketij investitori te rendesishem per ekonomine e vendit dhe per ceshtje qe kane te bejne me zhvillime te rendesishme. Permes amendimit te ketij ligji do ti jepet fund praktikave te bllokimit fiktiv te zhvillimit te investimit nga keta investitore te rendesishem qe do te thoshte zgjatja e metejshme e fillimit dhe e vazhdimit te investimit qe do te thote miliona euro te humbura per investitoret do te thote mijera vende pune te humbura per shqiptaret qe do te thote nje targe e zeze per imazhin e vendit.
Deputet socialistet e kane kundershtuar ashper draftin per investimet e huaja me argumentin se qeveria po kerkon te favorizoje kompani te caktuara qe kerkojne te investojne ne Shqiperi. Si qendron e verteta
Ne filozofine e kesaj qeverie permes formave te nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve qe tashme po konsolidohen ne Shqiperi ne interes te zhvillimit te ekonomise se vendit ne interes te permiresimit te ambientit dhe imazhit te Shqiperise besoj se eshte nje rast qe duhet mbeshtetur dhe ne asnje rast nuk ka vend dhe arsye as politike dhe as ligjore per ta anatemuar. Ajo qe une konstatoj me keqardhje eshte se ka tentativa per te krijuar ngerc edhe ne sferen e zhvillimit ekonomik tentativa per te krijuar apo suportuar eksperienca negative te individeve te cilet synojne permes rrugeve antiligjore te synojne apo te vene gjoba ndaj investitoreve te huaj apo vendas ne kete rast jane disa politika te deshtuara qe gjithsesi krijojne kosto politike per vete subjektin i cili e nderton te gjithe luften politike mbi bazen e ketyre teorive qe deri tani kane rezultuar te deshtuara.
Gjate punes suaj jeni ndeshur me ankesa te investitoreve per pengesa te tilla
Jane disa eksperienca negative qe i jane adresuar Ministrise nga keta investitore te cilet gjenden perballe shantazhit per ti bllokuar dhe per ti cilesuar si te pavlefshme
keto dokumente dhe e gjitha kjo behet pas fillimit te investimit per hir te grabitjes ne
forme gjobe per ata investitore qe vijne ne Shqiperi per te investuar kapitalet
e tyre. Kane qene te gjitha keto raste qe na cuan drejt propozimit te ndryshimeve ligjore.