Pyetja e Dites/Shamku ti tregoje opinionit publik se sa vite i jane dashur qe ta mbaroje shkollen e larte
Stereotipi i pjelles destruktive te opozites kurrsesi smund te zbehe programet e qeverise Berisha per ti dhene prioritet te pakushtezuar zhvillimit te arsimit dhe realizimin e ambicies se Shqiperise dixhitale Shqiperise qe gezon nje sistem arsimor teresisht te reformuar dhe sipas standardeve perendimore. Daljet sistematike nga podiumet e ngrehines se delegjitimuar nga farsa e keqe e kartelit mafioz me strehe ne Bashkine e Tiranes qe kujdeset per interesat personale dhe egoiste te kryetarit Edi Rama dhe seksereve qe i vihen nga pas per ta mbrojtur nga rrebeshi i ligjit smund te zbehin ecurine spektakolare te reformave te gjera te qeverise. Deputetja socialiste Ledi Shamku e vetesuportuar si njohese e mire e arsimit te larte ne Shqiperi dhe duke u supozuar se gezon nje formim intelektualo-akademik u shpreh dje se qeveria ka zbatuar politika qe ndeshkojne arsimin e larte ne Shqiperi. Deklarata sa absurde aq edhe e ceket vjen ne nje moment te papershtatshem po te kemi parasysh punen voluminoze te ministrive te linjes ne permiresimin e kushteve te arsimit te larte rritjen e pagave te pedagogeve permes formules perkatese dhe zbatimin e nje plani konkret per realizimin e projektit te Shqiperise dixhitale. Opozita si ne cdo projekt voluminoz te qeverise Berisha po tregon nje nihilizem te paprecedente cka tregon se pasardhesit e brezit te pare te nomeklatures komuniste po bejne gjithcka te mundur per te zbehur progresin dhe perparimin e dukshem te Shqiperise ne reformimin e te gjitha hallkave te sistemit arsimor. Ne deklaraten e saj publike te shkruar dhe redaktuar nga Edi Rama Shamku flet per shkurtim te buxhetit ndaj universiteteve te vend. Kjo eshte logjika e saj por njeherazi e pabaze dhe jashte cdo ideje te qarte se si funksionon skema e financimit te universiteteve ne Shqiperi. Ligji perkates per financimin e universiteteve ne vend behet permes ligjit te posacem te miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ligji nr. 9741 date 21.5.2007 Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar me Ligjin nr. 9832 date 12.11.2007 per mbarevajtjen e procesit arsimor universitar. Ne baze te ligjit qeveria mbulon fondin e pagave te universiteteve ne vend ne baze te dokumentit te hartuar prej tyre ndekohe qe te ardhurat e universiteteve te cilat vijne nga tarifat e shkollimit subvencionime dhe grante te ndryshme mbulojne shpenzimet e brendshme dhe tepriva depozitohet per vitin e ardhshem akademik. Cka do te thote se shkurtimi i shpenzimeve te universiteteve me 20 nuk do te thote reduktim te pagave te pedagogeve pasi vetem pak dite me pare u rriten me vendim qeverie dhe as shkurtim te stafit akademik por nje rregullim me i mire i shpenzimeve te universitete dhe korrektimi i te ardhurave te tyre. Te ardhurat e universiteteve jane te mjaftueshme per te mbuluar nje pjese te mire te shpenzimeve te brendshme te tyre. 20- i parashikuar per tu shkurtuar nga Qeveria eshte thjesht nje tymnaje e sajuar pak dite me pare nga mediat prane Edi Rames dhe qe po perdoret per interesa te ngushta dhe per qellime politike ne prag te nisjes se vitit te ri akademik.
Sepse fakti qe arsimi i larte por edhe hallkat e tjera te shkollimit jane prioritetet kryesore te qeverise dhe qe thithin miliarda leke smund te zbehet nga te pashkolluarit e selise roze apo ata qe e kane marre me zor nje cope diplome apo certifikate. Realisht kjo eshte nje ceshtje qe duhet pare. Duke filluar nga Shamku e cila duhet ti tregoje opinionit publik se sa vite i jane dashur per te mbaruar shkollen e larte...