Kryetari i Bashkisë së Kukësit godet në sallën e gjyqit me karrige në kokë një qytetar
Një tjetër incident i rëndë është shënuar në gjykatat shqiptare, teksa gjatë mesditës së sotme, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ka goditur me karrige në kokë një qytetar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës.
Mësohet se Halilaj ka goditur Muhamet Dalaçin, pas një padie që ky i fundit ka bërë ndaj Bashkisë së Kukësit, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, për mbrojtje të pronës intelektuale.
Gjatë procesit të zhvilluar në zyrën e gjyqtares Rezarta Vigani, Halili në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer karrigen dhe e ka qëlluar Dalaçin në kokë, duke e gjakosur atë.
Ky i fundit është shoqëruar në spital, ndërsa më pas ka bërë një kallëzim penal në polici.
Vetëm një ditë më parë, në Gjykatën e Elbasanit pati shkëmbime grushtesh mes një gjyqtari dhe avokati.
