Kryetari i FR jep dorëheqjen nga anëtarësia e LDD-së

Kryetari i Forumit te LDD- së dhe anëtar i Kryesisë qendrore të LDD -së Vigan Syla, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësia në LDD. Përmes një deklarate për shtyp, Syla thotë se tërhiqet nga LDD-ja "si rrjedhojë e rezultateve zgjedhore të 12 dhjetorit dhe zhvillimeve të brendshme në LDD që nga zgjedhjet e deri më sot".
"Në pajtim me shumicën e Kryesisë së Forumit Rinor dhe strukturave të Forumit Rinor nëpër degë kam vendosur që të jap dorëheqje nga anëtarësia në LDD. Anëtarët e tjerë të Kryesisë do të deklarohen individualisht për përcaktimin e tyre të metejshem politik", thuhet në deklaratën e Vigan Sylës.