Shërbimi i dializës, pacientët: Ka mungesë medikamentesh

Pacientët të cilët kanë nevojë për shërbim dializë në vendin tonë vijojnë të kenë probleme me trajtimin e tyre.
Shqetësimi i tyre kryesor është mungesa e medikamenteve bazë, pa të cilat ata nuk do të mund të mbijetonin në raste se nuk do të mund t`i siguronin në rrugë private. Pacientët shpjegojnë se medikamentet bazë të cilat më parë i siguronin nëpërmjet spitalit tashmë nuk i marrin më.
Një problem tjetër i cili shqetëson këta pacientë të cilët janë të detyruar të bëjnë dializë tre herë në javë nga katër orë është mos bërja e këtij procesi të plotë gjatës natës. Pacientët shpjegojnë se për arsye nga më të ndryshmet dializa natën nuk bëhet me orar të plotë për arsye të ndryshme duke dëmtuar shëndetin e këtyre pacientëve.
Për sa i përket transplantit të veshkës vetë të sëmurët thonë se pjesëtarë të tjerë të shoqatës së tyre që kanë nevojë për transplant prej më shumë një vit nuk po i nështrohen ndërhyrjes për arsye nga më të ndryshmet.