Dyoksinat helmuese te rrezikshme dhe te gjithepranishme

Ushqimi i helmuar me dyoksine sipas nje njoftimi te Ministrise se Bujqesise eshte shitur ne 25 prodhues te ushqimit te kafsheve ne shtate furnizime te dyshuara. Te pakten kater lande jane furnizuar ne periudhen nga 12 nentori deri me 23 dhjetor 2010 njoftoi ministria 05.01.2011 ne Berlin. Ne shtetet e tjera te BE-se nuk ka pasur furnizim ushqimesh me perberje dyoksine. Sipas njoftimit te ministrise kuota e perzierjes se ushqimit te kafsheve me dyoksine eshte nga dy deri ne dhjete perqind ne ushqimet per pulat dhe derrat. Si rrjedhoje mendohet se mund te jene prekur rreth 30.000 deri ne 15.000 ton ushqim kafshesh.
Kerkohen masa te ashpra denimi ndaj shkeljeve te normave te prodhimit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja e Bujqesise synon te marre masa ligjore
Ministrat e bujqesise te landeve gjermane kane vendosur te ndermarrin masa ligjore pas skandalit te fundit me helmimin e ushqimit te kafsheve me dyoksine. Ministri i Bujqesise i Turingjise Jrgen Reinholz i cili kryeson edhe konferencen e ministrave gjermane te bujqesise ka kerkuar denime me te ashpra ndaj atyre qe shkelin rregullat per prodhimin e ushqimit. Ministrat do te konsultohen ne fund te janarit ne kuader te javes se gjelber ne Berlin per mundesine e ashpersimit te rregullave per prodhimin e ushqimeve per kafshet. Nje sipermarres nga landi Shlesvik - Holshtajn ka prodhuar dhe ka shitur mbi 2.700 tonelata ushqime per kafshe te cilat kane shkaktuar helmimin e tyre me dyoksine.
eshte dyoksina
Dyoksine jane lidhje kimike qe permbajne karbon hidrogjen oksigjen dhe klor. Ato krijohen si efekt anesor i reaksioneve kimike. Si per shembull gjate djegies se mbeturinave gjate prodhimit te celikut te bojrave dhe te benzines por ato mund te krijohen edhe prej dukurive natyrore si nga shperthimet e vullkaneve apo zjarret ne pyje. Gjithsej ekzistojne rreth 200 dyoksina te ndryshme te cilat zakonisht jane pa ngjyre dhe pa ere. 17 lloje dyoksinash paraqesin rrezik toksik.
Dobia eshte zero
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dyoksinat te deshme per trupin e njeriut
Dyoksinat nuk kane asnje dobi. Dyoksina nuk prodhohet me qellim perdorimi. Dyoksinat jane lende qe emetohen gjate proceseve te djegies dhe kane nje disavaantazh qe disa prej tyre jane helmuese thote Helmut Schafft nga instituti federal per Vleresimin e Rreziqeve. Dyoksinat jane gjithashtu jashtezakonisht rezistente ato nuk treten ne uje nuk dekompozohen biologjikisht dhe pasurohen me yndyre.
Dyoksina demton edhe organizmin e njeriut
Kryesisht bagetia merr dyoksine permes bimeve ushqyese. Lenda depozitohet ne yndyren e trupit ose clirohet ne veze dhe ne yndyren e qumeshtit. Marrja e ushqimit thote Helmut Schafft eshte dhuruesi me i madh i dyoksines per njeriun. 95 perqind e saj kalon ne trup kryesisht permes konsumimit te peshkut mishit dhe produkteve te qumeshtit. Ndersa thithja e dyoksines permes ajrit eshte minimale.
Nese deperton nje here ne trup dyoksina pasurohet ne indet yndyrore. Dyoksina me toksike 2378 TCDDqendron ne trupin e njeriut rreth shtate vjet derisa te shperbehet teresisht. Dyoksines me pak toksike por me e qendrueshme 23478 Pentachlordibenzofuran i duhen rreth 20 vjet derisa te eliminohet ne 50.
Helmimi i dyoksines eshte i rrezikshem
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga firma Harles Jentzsch ne Uetersen ne Schlesvik-Holstajn jane shperndare ushqimet e helmuara me dioksine
Veprimi i lendes ne trupin e njeriut varet prej faktoresh te ndryshem Mosha pesha dhe vecanerisht lloji i dyoksines. Disa dyoksina jane ektremisht helmuese edhe ne sasi fare te vogla. Normalisht efekti i dukshem tek njeriu konstatohet vetem ne sasi te medha si p.sh. gjate helmimeve.
Efektet afatgjata jane studiuar gjate eksperimenteve me kafshet. Mund te shkaktohen deformime ne sistemin e fertilitetit ne sistemin e imunitetit ne sistemin nervor por edhe ne sistemin hormonal thote Helmut Schafft i cili thekson se disa dyoksina mund te shkaktojne edhe kancerin.
Pervec kesaj mund te demtohet melcia metabolizmi si dhe lekura Chlorakne shfaqja e se ashtuquajtures sindroma Wasting konstatohet nga renia e jashtezakonshme e peshes.
Dyoksina 2378 TCDD ne vitin 1997 u klasifikua prej Organizates Boterore te Shendetesise si shkaktare e kancerit per njeriun. Megjithate edhe dyoksina te tjera dyshohet se mund te shkaktojne kancerin.
Ende nuk ekziston norma per ndalimin e dyoksines
Per fat te keq dyoksinat pavaresisht rrezikut nuk mund te ndalohen. Kjo sepse dyoksinat krijohen gjithmone atje ku ka zjarr dhe procese te medha djegieje dhe nxehjeje. Ato jane produkte sekondare qe krijohen padashur dhe depertojne ne mjedis. Sipas Helmut Schafft kemi te bejme me ekzistencen kudo te ketyre lendeve e vecanerisht ne vendet dhe rajonet e industrializuara si ne Evropen Qendrore apo ne Gjermani. Ne fushen e toksikologjise ne e quajme kete nje barre ne sfond me te cilen duhet te jetojme thote Schafft.
Bildunterschrift Mijera pula ne stalle ne nje ferme ne Storkov ne Brandenburg.
Skandali i fundit me ushqimin e kafsheve e ka rihapur kete diskutim. Por as Helmut Schafft nuk mund ta shpjegoje se si ka mundur te depertoje dyoksina ne ushqimin e kafsheve bujqesore yndyrerat e te cilave normalissht duhet te jene bimore. Kjo ceshtje aktualisht po diskutohet me intensitet nga instancat perkatese ne landet e prekura thote Helmut Schafft lidhur me situaten aktuale.
Autor Hannah Fuchs / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Angjelina Verbica