Kryetari i PD-së Lulzim Basha, zhvillon takime me bazën e PD në Kurbin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kuadër të turit që po zhvillon në bazë ditën e sotme ishte në Kurbin. Ai u foli demokratëve me besim se pas përçarjes së tanishme, partia më e madhe në opozitë do të ringrihet dhe do të kthehet më e fortë se kurrë në pushtet.
“Ndodhemi në një situatë që askush që nuk e kishte dëshiruar. Disa të imponuara nga diktatura dhe veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën, disa edhe si rezultat i gabimeve tona. Por demokratët i diferencon diçka, aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë, për të folur të vërtetën ashtu sikur është, arsyeja për të marrë vendimet dhe kjo u jep fuqinë demokratëve; nuk na rrëzojnë dot, do të ngrihemi edhe më të fortë” tha ai.
Zoti Lulzim Basha sot ishte i prerë me të gjithë mbështetësit e Sali Berishës. Ai tha se për ata që duan të përçajnë PD-në ka vetëm një rrugë, ose të ndalen ose do të nxirren jashtë.
“Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja. Shumica tjetër e diferencuar, edhe në 8 janar, edhe në oborr ishin diferencuar, ata kanë akoma mundësi t’i thërrasin mendjes dhe arsyes” tha ai.
Agron Gjekmarkaj, që pak ditë më parë u zgjodh n/kryetar i PD-së vlerësoi Lulzim Bashën dhe sulmoi sërish ashpër Sali Berishën.
“Ne kemi zgjedhur të ardhmen. Në datë 8 janar kam qenë në selinë e PD-së bashkë me kryetarin Basha dhe deputetët në përmbushje të funksioneve që ne kemi si institucione të partisë, por u sulmuam duke u thyer cdo kod bese dhe burrërie për të shkaktuar gjakderdhje, këtë nuk ja bën shqiptari shqiptarit dhe vetëm komunistët, gjejeni vetë kush është komunisti në këtë rast.
Prej pak ditësh kam pranuar nderin e Bashës për të qenë n/kryetar i kësaj force. Një ndër arsyet, Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku, nuk ka frikë, është i gatshëm të përballet me Ramën, t’i dalë përballë rrezikut dhe të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë. Duhet të nxjerrim jashtë personazhet e tranzicionit” tha ai.
Deklarata e Gjekmarkajt
Vëllezër e motra nga Kurbini, dhe Lezha. Prezenca juaj tregon se PD po ringrihet. Ajo ka filluar betejën e vetë tashmë me Edi Ramën, duke përmbyllur dilemat dhe shqetësimet që kemi pasur. Kemi vetëdijen e së ardhmes, kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën. Dua t’ju them dy fjalë për datën 8 janar.
Kam qenë në selinë e PD bashkë me Bashën dhe deputetë të tjerë, me miq të tjerë, që janë këtu, në përmbushje të funksioneve që kemi në atë parti. U sulmuam duke u kthyer çdo kod bese, çdo kod burrërie, për të shkaktuar vëlla vrasësja he gjakderdhje. Këtë e kanë bërë komunistët në historinë e Shqipërisë. Gjejeni se kush është komunisti në këtë rast. Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force.
Një nga arsye të që e kam pranuar këtë është dhe data 8 janar dhe Lulzim Basha që si dridhet qerpiku, që s’ka frikë, është i gatshëm që të përballet me rrezikun, t’i dalë për zot PD, të përballet me Ramën, që të jetë nesër kryeministri i Shqipërisë. Nuk ka përmbyllej të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bashkohemi bashkë dhe të nxjerrim jashtë personazhe të trancizionit. Në këtë fazë Shqipëria duhet të jetë pro amerikane dhe më demokratike.”, tha Gjekmarkaj.