E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta dekreton datën 6 mars për zgjedhjet e pjesshme lokale

Shqipëria do të shkojë më datën 6 mars të këtij viti në zgjedhjeve të pjesshme vendore. Zgjedhjet do të zhvillohen në 6 bashki të vendit.

Presidenti Ilir Meta dekretoi të enjten datën 6 mars 2022 për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 6 bashki të vendit në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, që për arsye të ndryshme nuk kanë kryetar.

Presidenti Meta u shpreh në një reagim se uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Të dashur qytetarë, sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, theksoi presidenti Meta në reagim. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›