E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon avokati shtyhet gjyqi

Mungesa e njerit prej avokateve ka sjelle serish shtyrjen e procesit gjyqesor per tragjedine e Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe shume te tjere mbeten te plagosur. I gjendur perballe ketyre kushteve trupi gjykues vendosi shtyrjen e seances dhe caktimin e dites se pare te javes se ardhshme per seancen e radhes. Kjo seance eshte e dyta qe shtyhet pas vendimit te gjyqtarit Hado per rrezimin e kerkeses se te pandehurit Dritan Minxolli per lirim te menjehershem nga burgu me argumentin se mbahej pa te drejte te burg dhe se kishte perfunduar afati i paraburgimit. Rrezimi i kesaj kerkese nga gjyqtari Hado solli largimin e avokateve ne menyre demonstrative nga salla e gjyqit dhe per pasoje gjyqi u shty. Nje seance me pare avokati Haxhia pati deklaruar se si avokate do te rishihnin qendrimin e tyre ndaj gjykates ndersa ky vendim per tu larguar u pasua edhe nga avokati i Minxollit i cili mbeshteti kolegun e tij ne kete vendim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›