Trafikoi droge 7 vjet burg per korrieren parukiere
Gjykata e Krimeve te Renda shpalli fajtore dhe denoi me 7 vite burg te pandehuren Pranvera Kendella e akuzuar per vepren penale te Trafikut te lendeve narkotike mbetur ne tentative me destinacion Greqine. Sipas akuzes 27-vjecares Kendella iu kapen ne cante 11 kg marijuane e cila do te trafikohej ne shtetin fqinj. Ngjarja per te cilen akuzohet parukierja nga Gjirokastra ka ndodhur ne maj te ketij viti nderkohe qe kjo mase denimi e dhene nga gjykata eshte e njejte me ate te kerkuar nje seance me pare nga prokurori. Por masa e denimit 7 vjet nuk do te jete perfundimtarja per kete te pandehur pasi asaj i ulet nje e treta e denimit pasi eshte gjykuar permes aplikimit te gjykimit te shkurtuar. Dosja penale ne ngarkim te Kendelles mberriti tek Krimet e Renda ne tetor te ketij viti. Sipas kerkeses per gjykim te prokurorise e pandehura ushtronte profesionin e parukieres ne Janine ku zoteronte edhe leje qendrimi. Ne 6 maj 2010 ajo eshte nisur me nje autobus te linjes Gjirokaster-Athine per ne Janine. Sipas akuzes gjate kontrollit ne pikekalimin kufitar te Kakavijes punonjesit e policise kane gjetur dy canta prane saj brenda te cilave gjendeshin 11 kilograme lende narkotike e llojit marijuane. Sipas hetimeve ka rezultuar se cantat ku ndodhej lenda narkotike ishin te shtetases Pranvera Kendella. Behet e ditur se me pas ajo pranoi akuzen e trafikut nderkohe qe nuk pohoi te kishte bashkepunetore.