E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali qellohen me arme dy vellezer vdes njeri

Ne Bergamo te Italise ka humbur jeten nje emigrant shqiptar dhe kane mbetur dy te tjere te plagosur. Kane qene perleshjet midis dy grupesh te rinjsh nga Shqiperia qe kane perdorur kunder njeri-tjetrit edhe me arme zjarri. Mediat italiane bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te se premtes. Ka qene rreth ores 130 kur disa persona kane qelluar mbi tre shqiptare. Si rezultat i shkembimit te zjarrit ka mbetur i vdekur 26-vjecari Ervin Tafa dhe eshte plagosur i vellai dhe nje shok i tij per te cilin policia Italiane nuk kane mundur ende qe ti beje identifikimin. Karabinieret kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se te rinjte kane qelluar shume here me arme tip pistolete dhe pushke. Sipas policise nga nje makine kane zbritur gjashte persona te cilet kane nisur te qellojne me arme drejt grupit tjeter dhe me pas jane larguar me shpejtesi. Sipas policise italiane mesohet se pas hetimeve paraprake autoritetet italiane dyshojne se ngjarja eshte nje larje hesapesh mes grupeve e lidhur me shfrytezimin e prostitutave. Sipas mediave italiane mesohet se te plagosurit jane derguar me urgjence ne spital. Ndersa viktima Ervin Tafa ishte emigrant i rregullt ne Itali por kishte disa precedente penale qe i kane shtyre autoritetet italiane te dyshojne se atentati ndaj tre shqiptareve te kete qene per larje hesapesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›