E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas dy muajsh ne kerkim i vihen prangat

Arrestohet mbas me se dy muaj kerkimesh nje 24-vjecar i cili ishte vene ne kerkim pasi akuzohej per armembajtje pa leje dhe per kanosjen e nje personi me arme zjarr. Ka qene dje ne mesdite kur Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr. 5 ne Tirane kane vene nen pranga personin ne kerkim Xhevahir Brahim Hoxhaj banues ne Kamez. Efektivet e ketij komisariati kane bere ekzekutimin e urdhrit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Arrestimi i tij ka ardhur sepse ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kavaje me date 27.9.2010 ka nxjerre urdhrin e ndalimit duke e akuzuar per vepren penale te Kanosjes dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›