E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS-se Edi Rama reagon kunder vendimit te Kolegjit Zgjedhor

Ne Shqiperi kryetari i partise socialiste Edi Rama tha sot se vendimi i mbremshem i kolegjit zgjedhor eshte teresisht i papranueshem dhe nje kembane alarmi per humneren ku sipas tij mund te rreshqase vendi. Ai tha se partia socialiste do te vazhdoje deri ne fund betejen ligjore dhe kerkoi nderhyrjen e partnereve te huaj per nje ekspertize nderkombetare. Kolegji zgjedhor rrezoi kerkesen e partise socialiste per te shpallur si te paligjshem vendimin me te cilin komisioni qendror i zgjedhjeve beri rinumerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara pas te cilit kandidati demokrat Lulzim Basha rezulton fitues ne garen per Tiranen. Zoti Basha u shpreh mbreme i kenaqur per vendimin e kolegjit por shtoi se do te prese mbylljen e te gjithe procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›