Zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Maqedoni

Ne Maqedoni sot eshte heshtje parazgjedhore ne pritje te zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare qe mbahen neser. Parlamentit te ri prej njeqind e njezet vendesh do ti shtohen edhe tre deputete te cilet do te zgjidhen nga shtetas te Maqedonise qe jetojne jashte vendit. Nenkryetari i Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve Subhi Jakupi i tha Zerit te Amerikes se gjithcka eshte gati per votimet e neserme.