E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS-së, Edi Rama takim me presidentin Nishani

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Makina e kryeministrit të ardhshëm të vendit mbërriti në Presidencë në orën 12:30.

Mësohet se Partia Socialiste ka kërkuar që ky takim të ishte i hapur dhe të zhvillohej në praninë e medias, por duket se kjo kërkesë është refuzuar nga Presidenca. 

Ky është takimi i parë që kryesocialisti Rama zhvillon me presidentin Nishani, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku koalicioni i majtë triumfoi ndaj të djathtëve. 

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ambasadori Sequi takon Berishën në Kryeministri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›