E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja për pronat në Orikum, ish-pronarët: Toka na takon, e trashëguam

protesta-orikumOrikum- Pas protestës së djeshme të banorëve të Orikumit mbi pronësinë e ish-Ndërmarrjes Bujqësore Rinia, kanë reaguar sot ish-pronarët duke thënë se toka u takon me trashigimi.

Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj të mos influencohet,- thanë sot ish-pronarët.

Banorët në protestën që mbajtën dje para Bashkisë Orikum paralëjmëruan se nës enuk merr zgjidhje ngërçi mbi pronën, veprimet e tyre do të përshkallëzohen.

Vitet e shkuara protestat e banorëve të Orikumit për pronën janë shoqëruar me përleshje me forcat e policisë që kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›