E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet 2013, KQZ-ja miraton rezultatet e Qarkut Elbasan dhe Fier

KQZ-new-300x225Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultatit të votimit për zonën zgjedhore Qarku Fier dhe zonën zgjedhore Qarku Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar ‘i ndarë në nëntë Zona të Administrimit Zgjedhor(ZAZ), në qarkun Fier funksionuan 576 qendra votimi, me 373.706 zgjedhës. Në përfundim të procesit të votimit, ZAZ-të përkatëse dorëzuan në KQZ kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Pas verifikimit të tabelave dhe kryerjes së korrigjimeve përkatëse, KQZ-ja, sipas kodit zgjedhor, miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark’.

Sipas KQZ-së 16 mandatet e Qarkut Fier u ndanë më 23 qershor kështu: 11 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

KQZ-ja miratoi sot tabelat përmbledhëse për Qarkun Elbasan. 14 mandatet e këtij qarku u ndanë: 8 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” dhe 6 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›