E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Parlamentit të Jordanisë viziton Tiranën

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, të cilat saktësojnë se vizita bëhet me ftesë të kryeparlamentares Topalli.

Axhenda e kryeparlamentarit jordanez fillon të hënën me takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli (ora 11:00), me të cilën më pas do të ketë dhe një prononcim të përbashkët për mediat.
    
Vizita e tij do të vijojë me takimet me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti./Start/

                                                                                             2012-07-29 12:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›